Zbardhet ngjarja në Korçë, ish- polici tentoi të vrasë 38 vjeçarin, arrestohen 2 persona

66

Policia e Korçës ka zbardhur konfliktin me armë të ndodhur një ditë më parë përpara Bashkisë.

Aty ku mbeti i plagosur Erion Hoxhallari, 38-vjeç.

Sot janë vënë në pranga dy persona, një prej tyre ish-punonjës i Policisë së Shtetit.

Gazmend Agolli, 49 vjeç, banues në Korçë, ish-polic, pas një konflikti ka tentuar të vrasë me armë zjarri Hoxhallarin.

U arrestua edhe Daniel Morava, 43 vjeç, banues në Korçë, të cilët iu sekuestrua edhe arma e zjarrit tip pistoletë, ndërsa mbi të rëndon akuza e “moskallëzimit të krimit”.

Njoftimi

Tentuan të vrisnin me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, Policia kap dhe arreston në flagrancë, dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Arrestohet edhe personi i plagosur për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të informacionit datë 28.07.2018, i cili bënte fjalë për plagosjen me armë zjarri të një shtetasi, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policise, specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Daniel Morava, 43 vjeç, banues në Korçë.

Gazmend Agolli, 49 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen nr 7, në rrugën “Floresha Myteveli”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gazmend Agolli, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Erion H, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes shtetasit Daniel Morava. Po gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë dhe arrestimi i shtetasit të plagosur Erion H, 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzimi i krimit” lidhur me këtë ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 76, 22, 278 e 300 të Kodit Penal.