Zbardhet ngjarja e rëndë në Tiranë, palestinezi plagoset me thikë nga një tropojan

500
Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur në një prej bar-restoranteve më të njohur në kryeqytet, ku një 34 shqiptar ka përfunduar në pranga pas plagosjes me thikë të një shtetasi palestinez.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, banues në Tropojë, me inicialet A. Q, pasi në rrugën “Bardhok Biba”, ne Tiranë, në ambientet e një lokali, ka plagosur me thikë në krah, shtetasin palestinez, S. Y., vjeç 38, banues në Tiranë.
Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori akuzohet për veprën penale parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Sigal