Zbardhet emri, ja kush është personazhi i njohur që u masakrua nga gardianët në burgun e Peqinit

536
Katër punonjës policie të burgut të Peqinit janë ndaluar për dhunimin e një të dënuari në këtë burg.
Ngjarja ka ndodhur në datën 30 shtator, por është bërë publik nga Komiteti Shqiptar i Helsinkut, vetëm pak ditë më parë. I dënuari që është dhunuar nga policët e burgut mësohet se është Viktor Gushi, një vrasës dhe grabitës serial. Ai u arrestua në datën 29 mars të vitit 2012.
Por kush është Viktor Gushi, i dënuar me burg për jetë dhe për çfarë akuzohet ai?
Viktor Gushi, autori i vrasjes së arkëtares Eleonora Kalocit, argjendarit Rrapo Sinanaj dhe plagosjes së policit Skënder Elmazi, është autor i 16 ngjarjeve kriminale nga 2008- 2012. Konfirmimi zyrtar ka ardhur nga drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, në një konferencë për shtyp zhvilluar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Sipas tij, Gushi ka pranuar autorësinë e të gjitha krimeve për të cilat akuzohet: “ishte shumë i qartë dhe i kthjellët, i shpjegonte në mënyrë kronologjike”. Drejtori i Policisë shpjegoi gjithashtu se 44-vjeçari Gushi ka vepruar gjithmonë i vetëm dhe ky fakt e ka ndihmuar në jetëgjatësinë krimeve të tij.
Nga 16 ngjarjet për të cilat akuzohet, 4 janë grabitje apo tentativa grabitjesh në filiale të Raiffaisen Bank. Ai gjithashtu ka sulmuar disa pika të grumbullimit të lekëve të faturave të dritave dhe ujit, një filial të Postës te Medreseja në Tiranë në vitin 2010 ku pati dhe një të plagosur dhe është autori i vrasjes së argjendarit Sinanaj disa muaj më parë.
Ai u kap në flagrancë në shtëpinë e tij falë një operacioni të koduar “Banka”, ku iu gjet edhe arma me të cilën i mori jetën arkëtares së NBG Bank dhe argjendarit Sinanaj: një pistoletë TT, si dhe një krehër me 7 fisheke, kaliber 7.62 mm, maska, doreza, veshja që ka përdorur në ngarjen e fundit
Çaushaj sqaroi gjithashtu se Gushi ishte frekuentues i rregullt i kazinove dhe lojrave të fatit. Kur mbeste pa lekë, ai përgatiste sulmin e rradhës pasi e studionte për 2-3 muaj atë. Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Gushi ka pranuar të ketë sulmuar edhe disa banka në Greqi, por “nuk ishte i qartë” për adresat e sakta.
LISTA E PLOTE KRIMEVE
1. Vjedhja me arme të Filjalit Raifaisen Bank, ndodhur me 20 Qershor 2008 ne sheshin Rilindja Tirane.
2. Vjedhja me arme e Filialit Raifaisen Bank, ndodhur me 21 Nentor 2008 tek rruga 4-Deshmoret Tirane.
3. Vjedhja me arme e Filialit Raifaisen bank, ndodhur me 17 Prill 2009 tek ish restorant Durresi ne Tirane.
4. Vjedhje me arme e Filialit Raifaisen Bank, ndodhur me 13 Nentor 2009 ne qytetin e Fierit.
5. Tentativa e vjedhjes me arme e pikes se grumbullimit te lekeve te faturave te Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek shkolla e baletit, ndodhur me 28 Maj 2010.
6. Tentativa e vjedhjes me arme e pikes se grumbullimit te lekeve te faturave te Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek shkolla e baletit, me pasoje plagosjen e rende te shtetases Vjollca Tobli, ndodhur me 07 Korrik 2010.
7. Vjedhja me arme e pikes se grumbullimit te lekeve te faturave te Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek stadiumi Dinamo, ndodhur me 19 Korrik 2010.
8. Vjedhje me arme e pikes se grumbullimit te lekeve te faturave te Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek shkolla e baletit, ndodhur me 30 Shtator 2010.
9. Tentative e vjedhjes me arme e filialit te postes shqiptare nr.31 tek Medrseja, me pasoje plagosjen e rende te shtetases Malva Dako, ndodhur me 12 Nentor 2010.
10. Tentative e vjedhjes me arme e postes shqiptare nr.3 tek Medreseja, ndodhur me 19 nentor 2010.
11. Vjedhja me arme e pikes se grumbullimit te lekeve te faturave te Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek stadium Dinamo, ndodhur me 13 Dhjetor 2010.
12. Tentativa e vjedhjes me arme e pikes se grumbullimit te lekeve te faturave te Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek stadium Dinamo, ndodhur 14 tetor 2011.
13. Tentativa e vjedhjes me arme me pasoje vdekjen e shtetasit Rrapo Sinanaj tek rruga “Reshit Petrela”, ndodhur me 21 Tetor 2011.
14. Vjedhja me arme e Ëester Union tek stadiumi Dinamo, ndodhur me Nentor 2011,
15. Vjedhja me arme e filialit te Raiffaisen Bank tek rruga e Dibres, ndodhur me 30 Janar 2012.
16. Tentativa e vjedhjes me arme e filjalit NBG Bank tek sheshi “Shtraus” me pasoje vdekjen e shtetases Leonora Kaloci dhe plagosjen e rende te shtetasit Skender Elmazi, ndodhur me 27 Mars 2112.
Sigal