Sigal

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e sulmit ndaj policisë në Elbasan.

Ja dinamika e plotë e ngjarjes së 18 shtatorit 2017, përshkruar në dosjen e organit të akuzës.

HETIMET

Më datë 18.09.2017, rreth orës 20’’, në Elbasan, në lagjen Syrja Dylgjeri, në rrugë, para derës së Tregut Agroushqimor të qytetit, policia, konkretisht makina e policisë me targë MB002AA, me katër oficerë policie brenda, njëri prej të cilëve ka qenë zëvendësdrejtori I Policisë Qarkut Elbasan, kishte ndaluar për kontroll automjetin tip Range Rover me targë AA040OJ, I cili po lëvizte drejt Zaranikës, në bordin e të cilit janë identifikuar Endri Copja/drejtues I mjetit dhe Ledio Zabeli/pasagjer në vendin e parë. Më parë këtij automjeti I ishte bërë thirje të ndalonte, dhe ai kishte ndaluar përpara derës së tregut Agroushqimor. Në ndjekje të këtij mjeti, policët I kishin parë në dorë pasagjerit të ketij mjeti, një radio si ata të policisë.

Ndërsa ky mjet I ishte ndaluar policisë, dhe policët kishin kërkuar të shihnin radion që pasagjeri mbante në dorë, Ledio Zabeli kishte tentuar tia linte radion e dorës, rojes së tregut Agroushqimor, por policët nuk e kishin lejuar ta bënte këtë. Policët I kërkuan drejtuesit të mjetit dokumentat e makinës, dhe ai u deklaroi se mjeti ishte në pronësi të Petrit Celës. Ndërkaq, mes tyre dhe punonjësve të policisë ishte debatuar mesa duket për disa minuta këtu, për shkak se atyre u ishte kërkuar që të çonin automjetin në Policinë Vendore, për verifikim.

Pas rënies dakort prej tyre, pas mbërritjes këtu edhe të një Furgoni policie ‘’Shqiponja’’ dhe të një Furgoni tjetër ‘’patrullë policie’’, njëri prej punonjësve të policisë kishte hipur në makinën e tyre, bashkë me drejtuesin e mjetit, ndërsa Ledio Zabelin e kishin futur në furgonin e policisë ‘’Shqiponja’’, e ndërsa bëheshin gati të lëviznin nga këtu, me makina, drejt Komisariatit të Policisë, një makinë e tipit Audi, ngjyrë e zezë, ka ardhur me shpejtësi nga qyteti/juglindja e Elbasanit, dhe pasi është futur mes dy makinave të policisë, automjetit Volzvagen autoveturë me targë policie MB002AA, dhe Furgonit Patrullë Policie, ka ndeshur me pjesën anësore,majtas të mjetit, autoveturën me targë policie MB002AA, në pjesën fundore, majtas, krahu I shoferit, në prapakolp, dhe menjëherë ka hyrë në teritor të tregut Agroushqimor, porta e të cilit është hapur nga dikush/roja I objektit, në distancë, me anë të pulti komandimi (pasi vetë roja nuk është vënë re tek porta), dhe menjëherë pas kësaj porta e objektit është mbyllur përsëri.

Nga goditja që autovetura Audi I bëri makinës së policisë me targë MB002AA, kjo e fundit është zhvendosur nga vendodhja fillestare (vendodhja fillestare e saj kishte qenë paralel me derën e objektit, me drejtim lëvizjeje nga qyteti Elbasan). Nga ky manovrim I drejtuesit të autoveturës Audi, u rrezikua dukshëm jeta e oficerëve të policisë që ishin brenda kësaj makine në këtë moment, dhe e policëve të tjerëve, që ndërkohë po përgatiteshin të hipnin në makinat përkatëse për të shkuar në Komisariat.

Nga kjo që ndodhi, menjëherë dikush nga punonjësit e policisë qëlloi me armë në ajër, po ndërkaq drejtuesi I Audit ishte larguar me shpejtësi në brendësi të teritorit.Thirjeve të punonjësve të policisë për të hapur portën e objektit ‘’Tregu Agroushqimor’’, roja i ishte përgjigjur se nuk I njihte se kush ishin, dhe se nuk kishte të drejtë tu hapte derën, pa pyetur më parë administratorin e këtij teritori, I cili më pas do të identifikohej si Petrit Cela.

Kjo gjendje zgjati shumë në kohë, dhe me ardhjen këtu të Petrit Celës, dera e objektit u hap, dhe punonjësit e policisë u shpërndanë nëpër teritor, për kontroll e gjetje të autoveturës Audi (këtu duhet vënë në dukje se teritori ishte shumë I gjërë).

Autoveturën Audi e gjetën parkuar në pjesën juglindore të teritorit, pranë një Bar Restoranti. U vu re se autovetura Audi kishte targë AA795EP. Ajo u gjet e mbyllur. Celësat e saj i solli Petrit Cela, dhe ajo u hap. Në pamje të parë ajo dukej makinë e blinduar. Në të, nga jashtë, në pjesën anësore, majtas, krahu I shoferit, viheshin re shenja gërvishjeje që fillonin nga dera e shoferit dhe vazhdonin deri në derë të pasagjerit, majtas, e ndërsa shiriti I këtij krahu u gjet në tokë. Kjo përforcoi dyshimin që ky mjet kishte goditur mjetin e policisë më parë. Kërkimi për personin që e kishte drejtuar atë në hyrje të teritorit të objektit (megjithë përshkrimin fizik që bënë disa prej punonjësve të policisë, atë të një djali të ri, fytyrërrumbullak e me kapele) nuk dhe rezultat pozitiv, megjithë kërkimet që u bënë dhe brenda bar restorantit, nga kontrolli e kqyrja e të cilit u vu re se hapja e disa dyerve të brendshme, të nxirrte në një rrugë tjetër, në krahun më jugor të objektit, nga ku mund të largoheshe. Kërkimi për sende të kundraligjshme, si në Audi me targë AA795EP, ashtu dhe në teritorin përreth tij, si dhe brenda ambienteve të Bar Restorantit dha rezultat negativ.

Petrit Cela deklaroi se Audi 8, ngjyrë të zezë, me targë AA795EP, ishte me dokumentacion në emër të tij, dhe se atë nuk e përdorte njeri tjetër. Dokumentacioni I sekuestruar konfirmoi pronësinë e tij mbi këtë automjet. Ai nuk shpjegoi diçka më shumë rreth kësaj që kishte ndodhë pak më parë, megjithëse punonjësit e policisë ia bënë të njohur ngjarjen. Megjithatë, punonjësit e policisë kishin një dyshim se makinën Audi të sekuestruar tashmë, mund ta kishte drejtuar I biri I Petrit Celës, Marjus (Suel) Cela, I cili nuk u gjend gjëkundi, edhe pse Petrit Cela deklaroi se ai nuk jetonte në një shtëpi me të.

Ndërkaq, para se punonjësit e policisë të hynin për kontroll në teritorin e lartcituar, këtu kishte mbërritur me një makinë tjetër, Audi me targë AA862OI, shtetasi Kelmend Xhaferi, për të cilin punonjësit e policisë kishin dyshime se është lidhje e ngushtë shoqërore e të birit të Petrit Celës, Marjus (Suel) Cela. Nga kontrolli që iu në banesë Kelmend Xhaferit, iu gjet një armë zjarri e llojit pushkë sportive me mbishkrim ‘’Gamo’’për të cilën ai nuk kishte një leje mbajtjeje për përdorim. Për këtë send të paligjshëm që iu gjet, dhe për dyshime se Kelmendi mund të ishte pjesë e ‘’skenarit’’ që sapo ndodhi, ai u arrestua nga policia.

Nga kontrolli që u bë në banesën e Ledjo Zabelit, këtij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar si kanabis sativa, me peshë 9 gram. Më parë, nga drejtuesi I mjetit Range Rover me targë AA040OJ/Endri Copja ishte deklaruar se ky mjet ishte në pronësi të Petrit Celës, dhe ia kishte marrë pak më përpara për të shkuar diku me të. Ndërkaq, të gjitha të dhënat tregonin se Ledjo Zabeli kishte njohje me rojen tek dera e objektit, të cilit kishte tentuar ti jepte radion e dorës si ata të policisë, më parë. Edhe Ledjo Zabeli u arrestua nga policia.

Roja I derës së Tregut Agroushqimor, u identifikua si Valmir Dedja. Ai u deklarua se ndërsa kishte hapur derën për të hyrë me makinë një tregtar I quajtur Aqif, këtu kishte hyrë dhe një Audi, të cilën e kishte parë që kishte goditur një makinë ngjyrë blu, para derës së hyrjes. Deklaroi se ngaqë nga makina e goditur kishin dalë jashtë katër civilë, që nuk I kishte njohur, të cilët kishin qëlluar me armë në ajër, ishte frikësuar dhe ishte larguar nga aty në brendësi të teritorit, dhe për këtë kishte njoftuar dhe pronarin e tregut, Petrit Celën, ndaj megjithëse ‘’civilët’’ I kishin kërkuar tu hapte derën, nuk ua kishte hapur pa njoftuar Petrit Celën. Valmir Dedës ju gjetën dhe ju sekuestruan një pult me ngjyrë të zezë, një radio marrëse dhënëse, dhe një aparat celular me dy karta sim. Edhe ky u arrestua.