Zbardhet dinamika e atentatit në Vlorë, autorët “u tradhtuan” nga kamerat e sigurisë

661
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar sot në lidhje me atentatin që tronditi qytetin e Vlorës ditën e djeshme. Sipas burimeve nga Policia e Vlorës mësohet se janë katër autorët e atentatit, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.

Autoret janë identifikuar si Eduart Xhezo, Ariel Kingji dhe dy vëllezërit Çelik e Geno Lena. Autorët janë zbuluar nga kamerat e sigurisë që kishte në lokalin e viktimës, por dhe në lokalet përreth tij.

Po ashtu është mësuar dhe burimi i konfliktit që solli atentatin dhe sipas burimeve shkak është bërë një kal që ka kaluar në pronën e administriar nga viktima.

Pas një sherri verbal, grupi i të rinjve ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës, djalit dhe nipit të tij.