Zbardhet dëshmia e të riut që shkaktoi zjarrin në karburant: “Shtypa padashje gazin e motorit”

492
Sigal

Policia e Tiranës arrestoi sot 24-vjeçarin Miklovan Barmashi, i cili akuzohet si përgjegjës i zjarrit të shkaktuar mbrëmjen e kaluar në një karburant, në zonën e Kombinatit.

“BalkanWeb” shkruan se i riu ka thënë para uniformave blu se kishte shkuar në karburant për të mbushur motorin.

Barmashi ka tentuar të shfajësohet në polici, duke thënë se e ka shtypur gazin pa dashje dhe motori ka ecur përpara dhe është përplasur me tubin e gazit.

“Me motor lëvizja vetëm nëpër lagje. Nuk beja rrugë të gjata prandaj nuk kisha patentë. Në karburant shkova për të furnizuar motorin por se di si shtypa gazin pa dashje dhe motori eci para dhe u përplas me tubin e gazit.

Kur shpërtheu gazi, ika nga frika se mos shpërthente depozita. Jam larguar drejt banesës”, ka thënë i riu.