Zbardhen taksat e reja që do të paguajnë shqiptarët… duke filluar nga viti i ardhshëm

690
Ministria e Financave ka hartuar Paketën Fiskale që do të shoqërojë buxhetin e vitit 2018 dhe pritet ti dorëzohet Parlamentit këto ditë.
Janë bërë disa ndryshime ligjore për të jetësuar këtë paketë e cila do të ketë jo pak ndikim në xhepat e qytetarëve.
Kështu në vitin 2018 do të rritet taksa e pronave, cilado qoftë ajo shtëpi, dyqan, etj. Do të rritet akciza e cigareve, do të ndryshojë taksa për automjetet luksoze, etj.
Lehtësira do të kenë bizneset e mëdha, sidomos ato që inevstojnë në turizëm.
Më poshtë taksat e reja të detajuara:
Taksa e pasurisë 
– Ndryshimi i mënyrës së taksimit të ndërtesave, duke ndryshuar metodologjinë e llogaritjes së kësaj takse nga taksa fikse që bazohet në sipërfaqen e ndërtesës, e shprehur në metër katror, në taksë në përqindje e cila aplikohet mbi vlerën e tregut të ndërtesës;
– Ngritja e Kadastrës Fiskale (regjistrit të të dhënave të pasurive të paluajtshme) e cila do të mbështesë dhe do të rrisë eficencën e mbledhjes së taksës së ndërtesës;
– Riklasifikim i taksës së tabelës, për të pasur një vendosje më të drejtë të taksës referuar llojit të tabelës (e thjeshtë, me ndriçim, elektronike);
– Përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e investimeve të kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese me 4 yje ose 5 yje “status special” sipas përcaktimit në legjislacionin përkatës për fushën e turizmit.
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme përbëhet nga tre lloje taksash:
a) Taksa mbi ndërtesën;
b) Taksa mbi tokën bujqësore;
c) Taksa mbi truallin.
d) Ky projektligj pritet të sjellë një efekt pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit me përafërsi 2.4 miliard lekë.
2—Ndryshime në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”
ü Incentivimin për sektorin e turizmit duke ulur normën tatimore në 0% për 10 vitet e para fiskale, për Strukturat akomoduese “Hotelet me 4&5 yje, status special”, sipas përcaktimeve të ligjit të fushës së turizmit.
ü Incentivimin në fushën e prodhimit të softëare-ve duke reduktuar normën tatimore nga 15% në 5%, si një instrument i rëndësishme për të incentivuar mbajtjen e kapaciteteve intelektuale brenda vendit si një faktor i kyç për zhvillimin teknologjik dhe atë ekonomik.
ü Efekti negativ në buxhetin e shtetit parashikohet të jetë rreth 93 milion lekë.
3— Ndryshime në ligjin “ Për miratimin e tarifës doganore”, nëpërmjet të cilit synohet reduktimi i disa tarifave
Sigal