Zbardhen lëvizjet para resortit luksoz, trupi i Jan Prengës u mbështoll me qese

584
Sigal

“News 24” ka publikuar detaje tronditëse nga vrasja e 49-vjeçarit Jan Prenga, pasi u rrëmbye dhe u torturua më 17 janar në Kamëz.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar makinën e bardhë, me të cilën është kryer rrëmbimi i Prengës, të hyjë brenda resortit “Golden”, në Shijak.

Pak minuta më vonë, katër personat e arrestuar tashmë nga policia kanë nxjerrë trupin e pajetë të 49-vjeçarit nga makina, e kanë mbështjellë me qese dhe e kanë futur brenda një furgoni.

Ky i fundit ka qëndruar për plot 7 orë i parkuar në oborrin e resortit dhe më pas autorët kanë dalë me mjete pune në duar, janë futur në furgon, dhe dyshohet se kanë shkuar për të varrosur pengun.

Ndërkohë, furgoni është rikthyer në resort pas rreth një ore.