Zbardhen argumentet e gjyqtarit, që i dhanë pafajësinë Fullanit

539
24 orë pas vendimit të pafajësisë për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani, gjyqtari Artan Gjermeni ka zbardhur dhe argumentet që e kësaj pafajësie. Sipas gjyqtarit, nuk është përgjegjësi e Fullanit caktimi i zv.Guvernatorit por është Këshilli Mbikëqyrës që duhet të kishte plotësuar këtë vakum në institucion.
Ndër të tjera Gjermeni argumenton se për sa i përket veprimeve dhe mos veprimeve të guvernatorit që ndikuan në vjedhjen e bankës, prokuroria nuk ka mundur të gjejë lidhjen që ish-guvernatori ka me vjedhjen dhe për pasojë ai prezumohet i pafajshëm. Ndalur tek akuza e shpërdorimit të detyrës me dëm ekonomik për tenderin 30 milion euro për hotel “Dajtin”, gjyqtari argumenton se Fullani nuk ka kryer vepër penale pasi hoteli paçka çmimit të transaksionit është një aset shtetëror.
Sigal