Zamira Çavo: Misioni i medias është përtej fitimit

501
Pronarë e gazetarë të medias, sikur të kontribuonit sadopak në rigjallërimin e vlervet të kombit, Shqipëria do t’u ishte me siguri mirënjohëse! 
E di se fitimi është gjithçka në këtë botë tinzare, por misioni juaj është përtej fitimit material, është fitim në kohë, në vlera, në mundësi, fitim në të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Sikur t’a mendonit qoftë edhe një çast veten si të tillë, do gjenit pak mundësi, pak vend, pak kohë për t’ju kushtuar vlerave. Por jo, ju keni zgjedhur të bëni heronj të kohës antivlerat! Keni preferuar të shkatërroni çdo vlerë nën tezën absurd të rrezimit të miteve. Keni shkelur dhe hedhur baltë mbi çdo grimcë sinqeriteti njerëzor, mbi çdo pafajshmëri fëmije, mbi çdo rrudhëballi. Dhe e keni bërë këtë vetëm për fitim material! Ju keni zgjedhur të thoni të vërtetat e pavërteta ose gjysmë të vërteta duke shkatërruar një opinion të tërë publik. Keni zgjedhur të vini në ekranet tuaja figura që për cilësinë që bartin duhen refuzuar nga çdo mjedis.Por jo, ju i keni bërë persona VIP! 
E keni menduar se me siguri Shqipëria do të ishte shumë më mirë. Nëse ju nuk do të rendnit pas së keqes, nuk do i linit hapësirë gjuhës së urrjetjes, krimit dhe poshtërimit. Sikur në vend që të rendnit pas atyre që përfitojnë personalisht, duke na futur ankthin e përditshëm ne të tjerëve, të rendnit për të përhapur më shumë dashuri për vendin, jeta do kishte qenë më e mirë! E keni menduar se ju keni në dorë armën më të madhe që ka shpikur njëriu për njëriun? Nëse këtë armë e drejtoni kundër popullit, kundër vlerave, kundër historisë, dëmi është më i madh se i një goditje bërthamore, është një shfarosje në masë e humanizmit. Por nëse e drejtoni kundër të keqes, kundër antivlerave, kundër korrupsionit ju i keni bërë vendit shërbimin më të madh. 
Dhe së fundmi, kur gjeni kaq shumë kohë e vend për t’ju kushtuar gjëmemëdhenjve të Shqipërisë, antivlerave morale apo kujtdo që nuk meriton as vemendjen e vet, si nuk gjetët një çast kohe për t’ju bashkuar nismës së një grupi qytetarësh që kërkojne një javë, vetëm një javë. Të flasin për Shqipërinë dhe vlerat e saj??! Kjo është një kërkesë fare e vogël, por që tregon një mision të madh. Këtë mision duhet ta kishit ju!
Sigal