Zagani për “Corriere della Sera”: Edhe në Zvicër tentuan të më vrasin

535
Ish shefi i antidrogës në Policinë e Fierit Dritan Zagani tashmë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga qeveria shqiptare ndodhet në Zvicër.
“Corriere della Sera” shkruan sot se prej gushtit kur theu arrestin shtëpiak duke u larguar nga Shqipëria, 43 vjeçari, baba i tre vajzave, jeton në një vend të fshehtë, ka bërë kërkesë për azil politik dhe është i vendosur “për ti shkuar deri në fund betejën”
Andrea Galli është gazetari i Corriere Della Sera i cili ka shkuar ta takojë në Zvicër dhe boton shkrimin me titull “La vita in fuga del super poliziotto. I sicari albanesi mi vogliono morto» dhe mban datën 25 tetor 2015.
Ja shkrimi
Implikimi në trafikun e drogës e personave afër qeverisë
Në 2014 kur Guardia di Financa ishte në hetim për të gjetur gjurmët e trafikut të drogës nga Shqipëria në Lombardi, Zagani erdhi duke hipotetizuar implikimin e personave të konsideruar si të afërm të qeverisë së tij, (“Mund ta provoj”).
Çdo gjë më pas precipitoi. E arrestuan “pa të drejtë” me akuzë e abuzimit shpërdorimit të detyrës sepse “ ka dhënë sekrete hetimore” italianëve.
Një veprim të cilën “e ka bërë gjithmonë për një qëllim të përbashkët dhe për të cilin askush nuk ishte ankuar”
Më pas 6 muaj burg në Tiranë dhe 9 muaj në arrest shtëpie.
“Ika sepse donin të më eliminonin. Zgjodha Zvicrën dhe jo Italinë: Tek ju mafia shqiptare është shumë e fuqishme dhe të gjen kudo. Ndodhi dhe disa vite më parë, kur eliminuan një ish agjent të policisë me një të kaluar të bezdishme për bosin. Merrej me shpërndarjen e gazetave. Ishte bërë pothuajse një fantazëm e megjithatë e gjetën. Tashmë, më ka mbetur ndonjë koleg besnik dhe informator i mirë. E di që edhe në Zvicër killerat më kërkojnë të më vrasin.
Nga një polic brilant në “tradhëtar”
Qeveria shqiptare është e bindur se Zagani është fajtor. Edhe përfaqësuesit e lartë shtetëror e kanë përsëritur në publik, të bindur se kanë prova, të vendosur për të mos fshehur asgjë dhe për të vepruar në transparencë të plotë.
Fitoret e shkëlqyera kundër krimit janë çështje tjetër, dhe çështje tjetër sjellja prej ‘tradhëtari” e tij duke preferuar që të rejat e hetimit tua përcillte autoriteteve italiane dhe jo vendit të tij. Zagani nuk ka frikë, për të vetmin motiv, nuk ka asgjë për të humbur vetëm të shpëtojë familjen e tij
“I jam lutur shtetit zviceran të strehojnë gruan dhe vajzat e mia. Nëse është e nevojshme jam gati të kthehem nnë Shqipëri për të dhënë mundësi të mbroj vetëen. Deri tani nuk ma kanë pranuar. Kur më futën në burg në qeli ishin tre kosovarë të cilët sapo I kisha arrestuar për drogë.. falë zemrës së mirë të gardianit më spostuan në repartin e të dënuarve me problem mendore…. Dhe aty ishte një ferr tjetër.. Më nxorrën në arrest shtëpiak 6 muaj pasi “kishin skaduar afatet”
Policja tjetër
Në këtë çështje diplomatike, është dhe një person tjetër, por me kombësi italiane e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm. Është një funksionare e cila është dënuar për dhunë në Itali dhe në vend që të largohej është promovuar duke qenë “përfaqësues e hetimit” në Shqipëri, dhe në raporte shumë të mira me Tiranë.
Për koinçidencë, të cilën Zagani e quan të çuditshme, por dhe disa funksionarë të tjerë, në momentin kur çështja u bë publike, funksionarja italiane u largua nga Shqipëria dhe u emërua në një detyrë tjetër.
Por për çfarë motivi?
Kjo nuk është pyetja e vetme.
Për shembull, si do të sillen zviceranët, për policin i cili tashmë ka pseudonimin “Serpico”
Serpico , është një agjent i Nju Jorkut, viktimë e një sulmi pasi zbuloi sistemin e korrupsionit brenda policisë. Në atë kohë (vitet ’70, Serpico kontaktoi New York Times për të zbardhur prapaskenat dhe emrat. Gazetarët shqiptarë po merren me çështjen Zagani. Por njëri prej tyre, na thotë se nuk ka më punë dhe po merr kërcënime të rënda”


Sigal