Zagani akuza ndaj ish-ministrit Tahiri: Bleve ‘ABC News’, si po i fsheh gjurmët e të vërtetës

540

Sipas Zaganit, pronar i ri i televizionit “ABCNews” është Saimir Tahiri dhe një miku i tij biznesmen, ndërsa me letra është blerë nga një zonjë greke.

TIRANË– Ish-polici i anti-drogës, Dritan Zagani ka akuzuar ish-ministrin Saimir Tahirin se ka blerë televizionin “ABC News.”

Sipas Zaganit, pronar i ri i televizionit është Tahiri dhe një miku i tij biznesmen, ndërsa me letra është blerë nga një zonjë greke.

“Saja(S.Tahiri) së bashku me një mikun e tij bisnesmen pra këta zotërinj të “nderuar” ishin pronarët e rinj të ABCnews. Mu tha se ky operacion që tashmë është kryer, nuk do jetë në emrin e asnjërit nga dy miqtë, por do bëhej me një emër të huazuar për të mbuluar gjurmët e vërteta,”– shkruan Zagani.

Madje Zagani i ka “shpallur sfidë” të gjithë gazetarëve investigativë që të marrin vesh të vërtetën lidhur me pronësinë e televizionit.

Sipas letrave të publikuara nga Zagani, pronarja e re e “ABC News” është Efthymia Gkouma, ndërsa se kush fshihet pas saj mbetet ende për t’u parë.