Ylli: Përpjekje për të bërë vendet e punës sa më të sigurta dhe të mirëqena si në BE

485
Drejtori i Inspektoratit të Punës Dritan Ylli mori pjese në konferencën Europiane për sigurinë dhe shëndetin në punë, që po zhvillohet në Riga të Letonise. Në këtë konference merrnin pjesë drejtues të Inspektorateve të Punës të shteteve anëtare të BE dhe vendeve kandidate. Gjithashtu në konference ishin edhe drejtues të larte të BE, që mbulojnë çështjet e punësimit, siç ishte drejtori i BE për punësimin dhe dialogun social, Jordi Curell Gotor, Drejtoresha e agjencisë Europiane të Sigurisë dhe shëndetit Krista Sedlacek, Ministri i Mirëqenies se Letonise Uldis Augulis, etj. Gjatë konferencës u evidentua nevoja e bashkëpunimit në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve për të pasur një dialog në mes tyre në mënyrë që të dyja palët të japin kontributin e tyre për të pasur vende pune më të sigurta dhe të shëndetshme. U theksua shumë fakti se rregullat për të krijuar një mjedis pune të sigurte dhe të shëndetshëm duhet të jenë të thjeshta, të qarta dhe të realizueshme në mënyrë që edhe menaxheret edhe punonjësit të jenë të qartë për masat që duhet të marrin për të krijuar një siguri për jetën dhe shëndetin e tyre. Të pranishmit në konference patën mundësinë të njihen edhe me modelet edhe me praktikat më të mira të disa kompanive Europiane për kushtet e shëndetshme të punës, për të cilat u dhanë edhe çmime. Disa prej këtyre kompanive ishin: Damler e Gjermanise, Schuberg Philis e Holandes, Trigaleve e sllovanise dhe të tjera kompani që janë histori suksesi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Gjatë punimeve të konferencës drejtori i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli takoi drejtorin e BE për punësimin dhe dialogun social, Jordin Curell Gotor. Kreu i Inspektoratit të Punës e njohu Z. Gotor me faktin se tashmë legjislacioni i punës në Shqipëri thuajse është përafruar krejtësisht me ata që veprojnë shtetet anëtare të BE. Ndaj ne, po përpiqemi që në funksion të bazes ligjore të shtojmë me shumë kontrollet, informimin dhe ndërgjegjësimin për të bërë vendet në tregun e punës në Shqipëri, po aq të sigurta dhe të mirëqena sa vendet e punës në tregun e BE. Gjithashtu, drejtori Përgjithshëm i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli zhvilloi takime edhe me homologë të tij, të vendeve te ndryshme të Europes, ku shkëmbyen eksperienca edhe mendime për luftën kundër punës informale dhe bërjen e vendeve të punës më të sigurta.
Sigal