Ylli Ndroqi dhe Konsujt e Nderit mbështesin 15 fëmijë të “Zyber Hallullit”

541
Sigal

Talentet e jetimëvë – Konsujt e Nderit mbështesin 15 fëmijë të ‘Zyber Hallullit’, u ofrohen kurse pikture. Laura Omeri është një nga 40 fëmijët që po rriten dhe edukohen në institucionet e përkujdesit “Zyber Hallulli”. Është 9 vjeç dhe ka talent për pikturë e tërhequr më shume nga peisazhi
Laura Omeri: Pikturoj peisazhet, kam pikturuar e vogël në fletë formati. Laura së bashku me 15 fëmijë dhe adoleshentë të tjerë nga sot do të kenë mundësi të zhvillojnë një kurs 6 mujorsh në pikturë në Akademinë e Arteve mundësuar nga Shoqata e Konsujve të Nderit.

Presidenti Shoqatës së Konsujve të Nderit, Ylli Ndroqi, dhe anëtarë të tjerë ua dhanë personalisht fëmijëve të Zyber Hallullit çertifikatat e zhvillimit të kursit. Nuk munguan dhe dhuratat si mjetet dhe ngjyra për piktorët e vegjël. Ylli Ndroqi, President i Shoqatës së Konsujve të Nderit: Unë të uroj mbarësi, të bësh një pikturë më të mirë. Të uroj sukses. Belma Çela, Nënkryetare e Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri: Djali quhet Bekim Likaj. Suksese zemër
Irma Shtini, drejtore e shtëpisë së fëmijës Zyber Hallulli: Kjo është një shtëpi që ka nevojë për shumë përkushtim, për shumë energji, shumë dashuri.
Edlira Çepani, Sekretare e Shoqatës së Konsujve të Nderit: Ne mendojmë se 1 qershor duhet të jetë çdo ditë për fëmijët.
Gjatë bisedës me fëmijët dhe adoleshentët e shtëpisë Zyber Hallulli, dolën në pah dhe talente në fusha te tjera. Një ndër tyre Demokrat Lloci, pasi të përfundojë shkollën e mesme, dëshiron të ngjitet në skenë si prezantues ose ta gjej veten në studio televizive. Demokrat Lloci: Për momentin jam i fokusuar tek kursi që ndjek për shef kuzhine. Ndërsa Emiliano Mejdani, aktualisht po ndjek akademinë e futbollit. Ëndrra e tij është të veshë fanellat e skuardave më të njohura në europë. Emiljano Mejdani: Kam rreth 7-8 vite që merrem me stërvitje dhe kam dëshirë të provoja në ndonjë vend jashtë në ndonjë klub. Dhënia e çertifikatave për kursantët dhe talentet e rinj u shoqëruan me nje atmosferë festive ku fëmijët performuan për miqtë e vecantë, numra baleti bashkëkohor dhe recituan poezi.