Ylli Dylgjeri: Këshilltarët torollakë të LSI-së!

795
Tashmë shpëtuat nga rreziku rus, ndaj dëgjoni e mbani vesh. U prita të zbrazeni. U zbrazët nga lart, siç zbrazen rëndom gjitarët nga poshtë. Me këtë rast, u pashë për herë të parë mendjen dhe kafkën nga podiumet ku folët. Idiotë e shkuar idiotëve. Ju s’dinit të lexonit ç’u vunë përpara, O tunxhër! Dhe të tillë nuk u bëtë dje. Po ku i zbuluat rusët, Ju mor aman?! Ju zbulues?! Ju as spiunë lagjeje s’iu vija. Po ç’t’i bëjmë të mënçurve në LSI që vunë dorë mbi Ju. Me dorëheqjen tuaj, veç na turpëruat edhe me rusët që s’dinin se ka LSI në këtë dynja. Largohen këshilltarët – thanë mediat! Po ç’këshilla jepnin këta, mor aman?! Po kush i ka dëgjuar për këshilla këto?! Po kush dëgjon këshilla në partitë shqiptare?! Qesharakë! U bëtë gazi botës! Tani provoni të jepni këshilla në PS. Do mbarohen edhe letrat higjienike e Ju prapë s’do ju përdorin! U larguan nga rreziku rus në LSI!!! Aaaaaaa…..! O torollakë kudo ku jeni! Meqë tani jeni të lirë, e të imunizuar nga rreziku rus doja t’u dëgjoj të artikuloni një rresht pa lexuar në letër. Po si mundet të jeni kaq të trashë? Ku e gjetët agjenturën, Ju o të mjerë! Në LSI, veç ndonjë spiuni nga Skrapari që spiunonte te z. Meta për skraparlliun e fshatit karshi, që ka marrë post apo tender, nuk gjen të tjerë spiunë. Në fund, Udha e mbarë! Mbas Jush mund të vij dhe Unë ndonjë ditë, për 100 arsye, por Jo për rusët në LSI. Në LSI mund të gjenden sot edhe gjurmë dinozauri, por jo gjurmë rusi.
Sigal