Ylli Dylgejri: Ditë paradash në Tiranë

533
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

Ditë paradash në Tiranë

Sot Tirana ishte e tëra në festë. Bijtë e nënave ngjyra-ngjyra, parakalonin në Bulevard dhe njëherësh në sallën e kryetarëve të rinj të Bashkive.
Ditë e hapur, rozë e hapur, rozë e mbyllur, roza-rozina kudo në shesh e salla. Festë e madhe, diell, puthje, fërkime e përqafime. Në fund betime:
Shteti hesht, ne guxojmë! 
-Nuk iki, jam me Ju! -premtohej në një sallë tjeter.
-Nuk të tradhëtoj jam ty! – i thoshte shoku shokut në Bulevard.
Si dy pika loti na ngjanin sot të mbledhurit.
Haaa sa bukur mor sa bukur..! Atmosferë e nxehtë, krenari dhe shpresë shihej në këto ambjente festive.
Si asnjëherë tjetër zoti i bashkoj në një ditë LGBI-të dhe Bashkitë. Ngjajnë po ndodhin -thotë populli.
I pari vëndit vendosi Ti përshëndes, duke iu betuar edhe njëherë :
Nuk iki, jam me Ju!
Puq puq.