Xhevdet ZEKAJ: Lapidari i Urës Vajgurore dhe Trendi Fitues i Luftës së Dytë Botërore

551
Sigal

U jemi borxhli dëshmorëve, sepse
këto 25 vite janë harruar apo shpesh dhe sulmuar duke i identifikuar me  diktaturën enveriste

Lapidari i Urës Vajgurore dhe
Trendi Fitues i Luftës së Dytë Botërore…

Xhevdet
ZEKAJ

Pa politizim, pa
më detyruar askush por thjesht historitë e familjes ime për 4 dëshmorët e fisit
tim kam qenë krenar me luftën partizane, kam qenë krenar që të parët e mi u
rreshtuan me fituesit e Luftës së Dytë Botërore,  me partizanët që luftuan përkrah BRSS, SHBA, Francës,
Anglisë në shembjen e nazizmit e fashizmit. Kaq do të duhej që një ftesë e
Prof. Dr. Lluka Heqimit, vokopolasit të mirë e stoik,  për të marrë pjesë në   inaugurimin e restaurimit të lapidarit të dëshmorit
Josif Aleksi që të pranoja me kënaqësi por dhe mosbesim, sepse deri tani kisha
dëgjuar vetëm për  “lapidare”
gjonmarkagjonësh, e gjithfarë bashkëpunëtorësh me pushtuesit. Folëm gjatë rrugës
ku Mjeshtri i Madh i Punës, Jorgji Doksani përkthyesi  i palodhur i kryeveprave ruse, i entuziazmuar
më bënte një panoramë të përpiktë  për përpjekjet
 dhe lumenjtë e gjakut, për sakrificat e
pafundme të partizanëve të asaj krahine të Bashkisë së Urës Vajgurore, kundër
jo vetëm  pushtuesve, por edhe tradhtarëve
dhe bashkëpunëtorëve  të tyre. Tek
lapidari i Urës Vajgurore, për nder të kujtimit të dëshmorit Josif Aleksi
kishte mbi 500 pjesëmarrës të të gjitha moshave. Ata kishin ardhur, si më
deklaronin disa, sepse pavarësisht se Enver Hoxha, i cili pas fitores, e
shndërroi Luftën për çlirim kombëtar në një fazë të revolucionit bolshevik për
marrjen e pushtetit dhe vendosjen e një diktature, duke tejkaluar çdo lloj diktature,
por kjo në asnjë mënyrë nuk mund të ngatërrohet me idealin e luftëtarëve.
Komandanti  abuzoi me gjakun e të rënëve,
me sakrificat dhe heroizmin partizan, sepse edhe dëshmorët e fisit tim  nuk dolën malit për të themeluar një
diktaturë, por për vdekjen e diktaturës fashiste. Ata luftuan për “Liri
Popullit”, për shporrjen e nazifashistëve. Por ashtu si për vite të tëra iu nënshtruam
propagandës enveriste, e cila ka vend për të vlerësuar edhe pozitivisht, po
ashtu  të tillë kemi qenë ne shqiptarët
për 26 vjet dhe mjerisht vazhdojmë të jemi të dorëzuar përballë arsenalit
propagandistik të një makinerie anti kombëtare për të shuar apo dobësuar rolin
e Luftës. Dhe prandaj e vlerësova shumë dhe u kënaqa në atë veprimtari të Urës
vajgurore.

 

Nisma

-Është një nismë serioze e
Bashkisë së Urës Vajgurore,-më thotë kryetarja znj. Juliana Mema,- për të
restauruar të gjitha simbolet e luftës së dytë botërore, madje për herë të parë
kemi filluar të restaurojmë  e japim
pamjen e brendinë e duhur lapidarëve të të rënëve. Në Bashkinë e Urës Vajgurore
ka 46 dëshmorë të rënë në luftën e dytë botërore dhe ata meritojnë të
respektohen. Ata luftuan për lirinë e vendit ndaj okupatorit dhe bashkëpunëtorëve
të tyre, dhe aspak me pasojat që solli diktatura. Kur dhanë jetën ata, as
kishin idenë e luftës së klasave, por kishin një ideal të çlironin Shqipërinë
nga makineria më shkatërrimtare dhe gjakpirëse, murtajës nazifashiste që mbyti
botën me gjak e vdekje. Dhe ne do ti rindërtojmë e restaurojmë të gjithë
lapidarët. Natyrisht, dhimbja që kam ndier e ndiej për gjendjen mjerane të
simboleve të luftës, natyrisht e kam fjalën për varrezat e dëshmorëve,  muzetë, lapidarët, monumentet, pllakat përkujtimore
etj duhet sa më parë të kthehen në gjendje normale, për të evokuar patriotizmin
shqiptar. E them këtë, sepse realisht u jemi borxhli dëshmorëve, sepse këto 25
vite janë harruar apo shpesh dhe sulmuar duke i identifikuar me  diktaturën enveriste, por jo vetëm kaq, në
antitezë me këtë janë përpjekur të ngrenë një re të madhe “lavdie” për
tradhtarë e ballistë, një pjesë e të cilëve kanë qenë  edhe më shumë se bashkëpunëtorë me
pushtuesit. Por këtë e ka bërë vetëm propagande, sepse populli dhe historia e
di mirë se kush duhet nderuar e respektuar, se kujt duhet kënduar. Ku shumë
njerëz të kënduar në vend të debatonin e flisni për vlerësimin real të partizanëve
dhe ballistëve,  preferuan t’i shmangen
duke bërë përqasje episodike,  duke
sjellë raste të krimeve komuniste, për të bërë ekuivalent me “trimëritë”
e ballit, apo varsjet dhe pushkatimet e Hoxhës, Shehut ndaj ballit.

Lapidari i Urës Vajgurore i
restauruar nga bashkëpunimi Bashkisë me biznesmenë, duhet të kthehet në një
trend mbarë kombëtar, dhe natyrisht jo vetëm si vlerë patriotike, por edhe si
qytetari,si turizëm, si fitues që jemi në luftën antifashiste dhe kjo në
respekt të lirisë së individit, që deri tani ka cënuar rëndë lirinë e shumicës
shqiptare pro luftës, apo më thjeshtë edhe ne duhet të dalim nga koncepti
ballkanik që  ka përçudnuar këto vite
fitimtarët.

Ne tashmë duhet të vëmë  në vend nderin e cunguar të dëshmorëve, që
thjeshtë do të thotë,  më shumë paqe, mirëkuptim,
respekt, bashkëpunim dhe padyshim tejkalim të barrierave dhe urrejtjeve
nacionaliste në funksion të lirisë së njeriut. Kjo  është ajo që kërkonte edhe Juliana Mema të
arrinte me këtë nismë, dhe ajo do ta arrinte 
pavarësisht sfidave që po ndesh ajo dhe ky trend në  këto kohë të vështira abuzuesish dhe me
historinë, dhe me luftën, dhe me partizanët e akoma më keq me “glorifikim
heroizmash” të ballistëve, apo dhe duke marrë meritat e nacionalistëve të
vërtetë.

 Udhëheqja enveriste duke devijuar
kontributet partizane dhe patriotike drejt një revolucioni bolshevik, bëri që
ato të shërbejnë jo si themel i një sistemi me liri, por i një sundimi
diktatorial! Që pas lufte nuk erdhi liria por sundimi, ky është fakt. Por në
vetvete kontributet partizane mbeten të panjollosura, një shembull klasik i
patriotizmit dhe dashurisë deri në sakrificë sublime për çlirimin e Atdheut që
nuk mund të jetë i lirë pa lirinë edhe të çdo individi! Prandaj janë një akt
sublim edhe për lirinë e njeriut.

 Jam  i bindur se është koha të rregullojmë qëndrimin
kombëtar, shtetëror dhe të historiografisë për këta martirë që  nuk kanë dhënë jetën për diktaturë, por për
liri, duhet njëherë e mirë  t’i jepet
fund ngatërresës së qëllimshme të luftës së partizanëve, për asnjë relacion me
diktaturën apo etjen për pushtet të HOXHËS, i cili në disa veprime e sjellje
abuzoi me gjakun e tyre, me  të rënët. Ashtu
si më vonë ai nuk kurseu dhe  pushkatoi e
dënoi shumë nga  heronjtë e gjallë. Dhe
kulti i individit i tij në luftë, nuk ishte asgjë më shumë, se sa  injorimi që i bëri kontributit të dëshmorëve
duke ia kaluar meritat njëshit.

Disa nga
faktet që  karakterizojnë Luftën e Dytë
Botërore

-Ushtaraku i
parë amerikan i vrarë në tokën europiane u vra nga gjermanët (Norvegji 1940).

-Personi i
rangut më të lartë amerikan që u vra ishte gjeneral Lesley McNair, i cili vdiq
gjatë një sulmi me bombë nga ana e Trupave Ajrore të ushtrisë së SHBA-së.

-Ushtaraku
më i ri amerikan ishte 12 vjeç dhe quhej Calvin Graham. Ai u plagos gjatë
luftimeve dhe më pas u shkarkua, pasi kishte gënjyer për moshën e tij të
vërtetë. (Përfitimet e tij ishin miratuar më pas me një akt të Kongresit).

-Në kohën e
Pearl Harbor, komanda detare e Shteteve të Bashkuara u quajt “Cincus”,
këmbësoria e ushtrisë së SHBA-së u quajt “Svatiska” dhe treni privat i Hitlerit
u quajt Amerika. Të tre emrat u ndryshuar për një kohë të shkurtër për qëllime
propaganda.

-Më së
shumti, ushtarakët e SHBA-së vdiqën në Korpusin e Marinës. Ndërsa i kërkohej të
përfundonin me sukses 30 misione, shansi i tyre për t’u vrarë ishte 71% dhe kjo
jo për shkak se sulmuesit ishin të pafuqishëm. U përdorën 4 tonë bomba dhe 1.5
tonë municione mitraloz.
-Nga ana tjetër, forcat ajrore të SHBA-së kanë qëlluar 6096 avionë luftarakë me
12700 të shtëna për secilin.

-Në
përgjithësi, nuk kishte asnjë pilot mesatar luftarak. Ata ose ishin ekspertë,
ose ishin objektivë. Për shembull, piloti japonez Hiroyoshi Nishizaëa kishte
qëlluar mbi 80 avionë.

-Kur
ushtritë aleate arritën Rhein, gjëja e parë që burrat bënë ishte të urinonin në
të. Ky veprim ishte bërë edhe nga Winston Churchill dhe gjenerali Patton, i
cili madje është fotografuar duke kryer veprimin.

-Rusët
shkatërruan mbi 500 avionë gjermanë përmes ajrit, madje ndonjëherë edhe duke
pastruar fushat e minuara për të marshuar mbi të.

-Kur ushtria
amerikane zbarkoi në Afrikën e Veriut, midis pajisjeve të sjella në breg ishin
edhe 3 bimë prej të cilave krijohet Coca-Cola.