Xhepistët e autobusëve prangosen, hajdutët e pronave të sindikatave kapardisen në poste, biznese, e vila

608
Sigal

Shteti ka në tavolinë dosjen gjigante të krimit të 2.2 miliardë eurove
shkatërrim e vjedhje, bërë me pasurisë së punëtorëve, pronë shtetërore

 

Përparim HALILI

 

Këtë proces, sipas ligjit, do ta kryente struktura e re
shtetërore “Task-Forcë” e quajtur “Agjencia e Inventarizimit të Pronave të
Paluajtshme (AITPP)”, me juridiksion prej Ministrisë Brendshme dhe në koordinim
me Ministrinë e Drejtësisë, si institucioni shtetëror që ka në vartësi Zyrat e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

 

Ka edhe një dosje speciale me prona, llogari bankare e pasuri fizike të
zhdukura si objekte, pajisje, makineri, teknologji, lojëra argëtuese e sidomos
biblioteka me fond të pasur në miliona tituj librash, me autorë vendas e të
huaj, me përmbajtje shkencore e profesionale për çdo sektor të ekonomisë,
revista, libra artistikë për fëmijë dhe arkivat e shtypit ditor e periodikë
vendas e të huaj

 

Shteti shqiptar ka kryer një iventarizim të statusit, fatit, gjurmëve dhe të
gjendjes fizike e materiale të pronave të sindikatave, dhënë me listë të
përcaktuar të çdo objekti në administrim e jo në pronësi qysh në vitin 1992 për
BSPSH, KSSH dhe disa sindikata veçanta profesionesh, të krijuara në sektorë të
ekonomisë si miniera, naftë si SPMSH e OSPN! Shteti e ka të plotë këtë raport
të gjendjes së pronave të luajtshme dhe të pasurive të paluajtshme që kanë
mbetur në duart e sindikatave pas vjedhjes, shkatërrimit, braktisjes së qëllimshme,
shitjes, faljes e deri futjes me fajde e me garanci kredie nëpër banka prej
ish-drejtuesve dhe prej drejtuesve aktualë të BSPSH, KSSH, SPMSH, OSPN etj. Madje
ka edhe një dosje speciale me prona, llogari bankare e pasuri fizike të
zhdukura si objekte, pajisje, makineri, teknologji, lojëra argëtuese e sidomos
biblioteka me fond të pasur në miliona tituj librash, me autorë vendas e të
huaj, me përmbajtje shkencore e profesionale për çdo sektorë të ekonomisë,
revista, libra artistikë për fëmijë dhe arkivat e shtypit ditor e periodikë
vendas! Sipas këtij inventari, shteti ka konstatuar se nga; 125 objekte në të gjithë vendin,  vetëm 45 prej tyre kanë qenë të regjistruar në
Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rrethe, ndërsa për objektet
e tjera nuk ka pasur e, madje nuk ka asnjë informacion, shumë prej tyre nuk kanë
as “gjurmë”, mbasi janë rrafshuar e janë zëvendësuar me ndërtime biznesesh,
resortesh, kullash e blloqesh banimi, prej atyre që i kanë blerë prej
sindikatave ose që i kanë zaptuar me letra false, të miratuara prej “agallarëve”
uzurpatorë e sundimtarë të sindikatave. Pas këtij evidentimi, për të shpëtuar këto
pasuri nga “kthetrat” e kupolave të sindikatave, në datën 23 dhjetor 2009
shteti miratoi një akt-ligjor shtesë, që detyronte kalimin e pronave të
paluajtshme shtetërore nga administrimi në përdorim prej sindikatave, në
administrim pronësor të pushtetit lokal, pra të njësive vendore, në zonat ku
gjenden këto prona! Këtë proces, sipas ligjit, do ta kryente struktura e re
shtetërore “Task-Forcë” e quajtur “Agjencia e Inventarizimit të Pronave të
Paluajtshme (AITPP)”, me juridiksion prej Ministrisë Brendshme dhe në koordinim
me Ministrinë e Drejtësisë, si institucioni shtetëror që ka në vartësi Zyrat e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në këtë raport hetimor të gjendjes së
pronave të sindikatave, janë evidentuar shkatërrimet dhe vjedhjet e kryera,
tjetërsimet e objekteve e trojeve dhe zhdukja e pasurive të luajtshme. Janë
evidentuar autorët dhe grup-autorët që kanë kryer këto krime ish-krerë
sindikatash dhe krerë aktualë sindikatash, të cilët vazhdojnë e
kapardisen
në poste, biznese, e vila luksoze brenda dhe jashtë Shqipërisë. Përse nuk çohen përpara drejtësisë? Ndërkohë që
prangosen e burgosen adoleshentë që vjedhin ndonjë 500 lekësh nga xhepat e qytetarëve
nëpër autobusët urbanë, apo në sportelet e postave, apo banakët e tregjeve të
domateve, nuk preken e madje pranohen si partnerë në zyrat e shtetit hajdutët e
sindikatave, të cilët kanë zhvatur pasuri dhe të ardhura financiare në miliarda
lekë, nga qiratë dhe shitjet e objekteve!

Ja gjendja e pronave të sindikatave në Qarkun e Vlorës

 

Kampi Punëtorëve “Pallati i Ri” në Vlorë

 

Nga ZVRPP e Vlorës, nuk disponohen të dhëna për këtë pasuri. Nga verifikimi
fizik, rezulton se KSSH ia ka shitur objektin pronarit të truallit Fatos
Konomi. Kjo pronë përdorej nga Fatos Konomi, por nuk u bë i mundur sigurimi i
dokumentacionit ligjor të pronësisë.

 

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, 4 vilat në Vlorë

 

ZVRPP në Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri. Nga verifikimi fizik,
rezulton se KSSH kishte në pronësi 3 vila, të cilat ishin në gjendje të mirë
dhe funksiononin. Vila e katërt është privatizuar nga pronari i truallit. Nuk u
arrit të evidentohet pronari si dhe dokumentacioni i privatizimit.

 

Kampi i Pionierëve në Vlorë

 

ZVRPP në Vlorë, nuk ka të dhëna për këtë pasuri. Nga verifikimi fizik,
rezultoi se objekti është  “pushtuar” nga
Forcat e Rendit dhe përdoret prej tyre. Kjo pronë nuk ka asnjë dokumentacion
ligjor as në hipotekë, as në sindikatë.

 

Salla e Kulturës e ish-NB në Vlorë

 

ZVRPP në Vlorë, nuk ka të dhëna për këtë pasuri. Nga interesimi pranë
zyrave të komunës, nuk u arrit identifikimi i pronës, sindikata nuk japin
informacion se ku gjendet kjo pronë, thuhet se është rrafshuar dhe e shitur
prej sindikatës.

 

Kinoklubi “Perlat Rexhepi” në Vlorë

 

ZVRPP në Vlorë, nuk ka të dhëna për këtë pasuri. Nga verifikimi fizik,
rezultoi se objekti nuk ekzistonte, mbasi thuhet se ishte shitur nga sindikatat
dhe mbi truallin është ndërtuar bllok pallatesh, ku kanë disa hyrje edhe
drejtuesit e sindikatave në Vlorë e në Tiranë. Nuk ka dokumentacion për
përcaktimin e statusit juridik të kësaj pasurie.

 

Salla e kulturës ish-NB “Rinia”, Vlorë

 

ZVRPP në Vlorë, nuk ka të dhëna për këtë pasuri. Nga verifikimi fizik,
rezulton se objekti ishte zënë nga familjarët, janë bërë ndërtime shtesë.

 

Kampi punëtorëve Godina e Re-Dhërmi, Bashkia Himarë.

 

ZVRPP në Vlorë, nuk ka të dhëna për këtë pasuri. Nga verifikimi fizik,
rezulton se objekti është jashtë funksionit, si pronë e Sindikatave.

 

Kampi  punëtorëve
Godina të tjera në Dhërmi Bashkia Himarë

 

Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri. Nga verifikimi fizik,
rezulton se objektet janë dhënë me qira nga sindikatat dhe investuar nga
qiramarrësit. Nuk u arrit të sigurohej dokumentacioni ligjor.

 

Pallati i Kulturës në Selenicë

 

ZVRPP në Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri. Nga verifikimi fizik,
rezultoi se objekti përdorej nga Mihal Çapi dhe Arjan Çaushi, të cilët e kishin
blerë nga Sindikatat. Nuk u arrit të sigurohej dokumentacioni ligjor.

 

Kino-klubi Llakatund, Komuna Shushicë

 

Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri. Nga komuna ka ardhur
informacion se është prishur objekti në vitin 2001 dhe trualli është miratuar
për shesh ndërtimi dhe mbi të është ndërtuar një objekt i rime pronar privat, i
hipotekuar. Hipoteka nuk jep informacion se cili, apo cilët e zotëron objektin.