Xhaxhai ushtron dhunë ndaj mbesës edhe pse me urdhër mbrojtje, përfundon në pranga

626
Një 55 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranë pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht mbesën e vet, të mitur.
Sipas forcave blu fillimisht ishte lëshuar një urdhër mbrojtje nga 16 vjeçares, ndërsa një ditë më pas
“Më datë 14.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.L, vjeç 16, pasi daja A.N, vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, njofton policia.
Ndërsa një ditë më vonë, vetëm dje u arrestua në flagrancë shtetasi A.N vjeç 55, banues në Bathore, pasi më datë 14.04.2018, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës D.L, vjeç 16. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
Sigal