Xhamitë pa leje, KMSH zyrtarizon xhaminë në Mëzes, emëron imamin

558
Xhamia e Mëzezit që prej vitesh ka realizuar aktivitetin e saj jashtë kontrollit është zyrtarizuar nga KMSH. Por jashtë juridiksionit të komunitetit në të gjithë vendin janë dhjetëra të tjera objekte kulti, të cilat mbeten të eskpozuara përballë veprimtarive të paligjshme, sic janë rekrutimet e luftëtarëve me qëllim dërgimin në Siri. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se shkak i moszyrtarizimit të xhamive janë konfliktet për pronësinë.
Ylli Gurra: Për Tiranën ne jemi në komunikim të vazhdueshme dhe zyrtarisht nuk kemi arritur në cakun e përfundimit vetëm në xhaminë e Unazës së Re. Kemi legalizim të X xhamie do të thotë nga pronësia në personin përgjegjës shërbyes që është Imami Hoxha dhe deri tek mirëfunksionimit i kësaj xhamie apo këtij objekti kudo qoftë. Por, besimtarët myslimanë japin një tjetër version të rekrutimit të shtresave të ndryshme në organizatat terroriste.
Besimtar: Idetë e gabuara mbi fenë në opinionin tim nuk e kanë rrezikun e tyre potencial të burojnë nga xhamiat më shumë sesa burojnë nga rrjetet sociale. besimtarët duhet të jenë më të lidhur me xhamitë, imamët dhe librat dhe sa më të kujdesshëm nga cfarë lexojnë nga media të pakontrolluar. Imami i sapo zgjedhur tha se në Xhaminë e Mzezit besimtarët kërkuan vetë që të bëhej zyrtarizimi i saj.
Imami i Xhamisë së Mëzezit: Leja e rekrutimeve është dicka shumë e sfumuar dhe e ekzagjeruar, sepse ne kemi qenë në dijeni dhe sepse në të tilla xhamia kryhet namazi njësoj si në xhamia të tjera. Aktualisht nga Komuniteti Mysliman ka një vëmendje të shtuar pas sulmeve terroriste për të vendosur nën juridiksion dhe për të kontrolluar të gjitha xhamitë në vend, 5% e të cilave janë ende pa leje.
Sigal