Whats App vjen sa sjell të reja, biseda në grup…

613
Whats App thuhet se së shpejti do të mbërrijë me një përditësim të ri, që sipas forumeve dhe faqeve teknologjike në internet, do të sjellë një ndryshim të madh sa u takon bisedave në grup.
“WABetainfo” thotë se ky përditësim do t’u mundësojë përdoruesve që në një bisedë grupi, t’u adresohen privatisht anëtarëve të veçantë të tyre, ndërsa anëtarët e tjerë thjesht do të njoftohen për një mesazh të ri, por nuk do të jenë në gjendje që ta lexojnë atë.
Kjo është një kërkesë e hershme e përdoruesve, por edhe një objektiv i kompanisë, që synon që përmes kësaj të luftojë edhe spam-et.
Sa u takon përdoruesve, ky përditësim do t’u mundësojë atyre që të dërgojnë në një grup një mesazh që dëshirojnë ta marrë vetëm një apo disa persona të caktuar, pa e shpërndarë atë për të gjithë grupin.
Së bashku me këtë risi, përflitet gjithashtu se do të mbërrijë edhe ajo që njihet si picture-in-picture, që do t’u mundësojë përdoruesve që në momentin kur shikojnë një video ta lëvizin atë në kënd të ekranit për të qenë më praktike.
Sigal