Vullnet Mato: “Matematika e thjeshtë”

584
Sigal

Jo kush shkëlqeu në matematikë,
por dhe kush mbeti për vjeshtë,
bën llogaritjen, pikë për pikë,
me këtë matematikë të thjeshtë:

Ne shqipot ishim katër milionë,
para disa viteve të shkuar,
dhe buka në dilte, pa racion,
pa marrë në dyqan bukë hua.

Pse tani që mbetëm gjysma,
kur dy milionë kanë emigruar,
duhet të marrim bukë me lista,
kur buka do të na kish tepruar?

Pra, bukën tonë po e vjedhin,
hajdutët që na lanë pa bukë…
Paratë e bukës duhen t’i vjellin,
duke i mbyllur brenda në burg…

Vetëm kështu kthehet buka,
përsëri nëpër tryezat tona.
Ndryshe politika me batuta,
kthen bukën me triska e tallona.

Jo kush shkëlqeu në matematikë,
por dhe kush mbeti për vjeshtë,
bën llogaritjen, pikë për pikë,
me këtë matematikë të thjeshtë…