Vuçiç dhe Mustafa shtrëngojnë duart në Tiranë

517
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shtrënguan duart sot para fillimit të punimeve të forumit ekonomik të Vjenës me pjesëmarrjen e kryeministrave të rajonit.
Kryeministrat e 7 vendeve të rajonit janë mbledhur sot në Tiranë në Forumi ekonomik të Vjenës. Në këtë forum marrin pjesë, Shqipëria, Serbia, Mal i Zi, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Kjo e fundit ka refuzuar ftesën dhe kryeministri Aleksis Cipras nuk do të jetë i pranishëm. Ndërsa kryeministri Maqedonas Nikolla Gruevski ka anuluar vizitën ditën e djeshme për sot në mëngjes.
Kryeministrat që do ta marrin pjesë në këtë forum do të jenë: Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Isa Mustafa, Milo Kukanoviç, Denis Zvizdici dhe Nikolla Gruevski.
Sigal