Sigal

Nje persona ka vdekur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Mat.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëlli, ndërsa viktimat janë punonjës të bashkisë së Matit të cilët kishin shkuar për të hapur një rrugë.

Punonjësit e bashkisë së Matit janë qëlluar nga një person, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Përsonat që kanë humbur jeten dyshohet se jane shoferë të Bashkisë Mat.

Sipas policsë gjatë konfilktit nje përsona ka humbur jeten dhe jane plagosur tre te tjere. Ngjarja në fshatin Shëlli në Mat dhe ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në njesinë administrative Lis.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që shumë forca policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Edhe ambulancat kanë shkuar në vendngjarje.
Punonjësit e bashkisë dyshohet se kanë shkuar për të hapur një rrugë dhe janë qëlluar ndërkohë që po drekonin në një lokal. Ata dyshohet se janë qëlluar nga një banor i zonës.