Vritet komandanti i shqiptarëve të ISIS, Al-Kosovi

493
Xhihadisti nga Gjilani, komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS, Ridvan Haqifi, është vrarë. Lajmin për vdekjen e Ridvan Haqifit i njohur si xhihadisti Abu Muqatil Al Kosovi, e kanë konfirmuar për RTK familja e tij nga Gjilani, të cilët kanë hapur dyert e mortit. Luftëtari i ISIS, që paralajmëronte ditë të zeza, nuk jeton më, dhe familja e tij në Gjilan ka hapur dyert e mortit, ka njoftuar RTK. Familja Haqifi ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, por nuk ka dhënë detaje të tjera. 
Sigal