Gjykata e Tiranës ka vendosur që kujdestaria e fëmijëve të gjykatëses së vrarë Fildez Hafizi ti kalojë tezes së tyre.

Kështu Fadil Kasemit i është hequr kujdestaria në pritje të dënimit të tij për vrasjen e bashkëshortes.

Ka qenë gjyqtarja Farie Bundo e cila ka pranuar padinë e motrës së ish-gjyqtares Hafizi dhe ka dhënë vendimin.

Kujtojmë se Hafizi u vra gushtin e kaluar nga ish-bashkëshorti i saj Kasemi në afërsi të zonës së Xhamllikut.

Ajo punonte prej disa vitesh si gjykatëse në Shkodër.