Vrau 8 familjarët, Gjykata merr vendimin përfundimtar për Ritvan Zykajn

616
Sigal

Gjykata e Vlorës ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm për Ritvan Zykajn pa të drejtë gjykimi të shkurtuar.

Masakra ndodhi më 10 gusht 2018L

Si ndodhi vrasja

Pasditen e se premtes (10 gusht 2018) 24 vjeçari Ridvan Zykaj shkoi në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke shkaktuar 8 të vrarë. Mes viktimave 3 gra dhe dy fëmijë.

Fillimisht, Ridvani vrau Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkuar në banesën e Besimit (djalit të Demirit) dhe ka shkrepur automatikun, drejt Besim Zykajt 43 vjeç bashkëshortes së tij Vasilika 42 vjeç dhe dy fëmijëve Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi. Motivi i krimit lidhet me akuzat që gruaja e xhaxhait i bënte autorit, Ridvan Zykaj për vjedhjen e pulave.