Vrau 24-vjeçarin në Laç, gjykata jep “arrest me burg” për Emanuel Kocan

89

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Emanuel Kocan i cili vrau për parking 24-vjeçarin në Laç, Viktor Shkorretin.

Masa është dhënë nga gjyqtari Aurel Arapi. Emanuel Koca pas një sherri banal me viktimën Viktor Shkorreti i cili degradoi në një sherr me armë, ka bërë që të përfundonte me vdekjen e njërit prej të konfliktuarve.

Autori ka pranuar vrasjen ditën e sotme në momentin kur ka dal para trupit gjykues, ndërsa ka shprehur pendesë për aktin.

Ka qenë prokurori Bardhyl Shehi ai i cili ka kërkuar masën e arrestit me burg, sakaq dhe gjyqtari Arapi ka pranuar kërkesën.

Gjatë momentit të gjykimit në sallën e gjyqit nuk ka marrë pjesë asnjë nga familjarët e autorit dhe as nga familjarët e viktimës.