Vrasjet në Shkodër, shkarkohet Drejtori i Policisë, Lleshaj vendos emrin e ri

493
Sigal

HuPas vrasjes së dy vëllezërve Bilali pranë banesës, ditën e sotme në Shkodër, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar nga qyteti veriorë edhe shkarkimin e drejtorit të policisë në këtë qytet.

Lleshaj u shpreh se për t’i dhënë një impuls të ri qytetit, sipas tij në krye të policisë së Shkodrës, në vend të Vehbi Bushatit do të vendoset Niko Brahimaj.

Për t’i dhënë qytetit një impuls të ri, kemi vënë në Policinë e Shkodrës Niko Brahimaj në vend të Vehbi Bushatit. Erdha në Shkodër për këtë arsye, por edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur. Vrasja në Shkodër është vrasje për larje hesapesh. Forcat e policisë po bëjnë maksimumin për ta zbardhur ngjarjen. Qytetarët nuk kanë pse të mos ndjehen të sigurt. Ne jemi në proces hetimi për këtë ngjarje, por edhe për ngjarje të tjera. Shpresoj që të kemi sa më shpejt rezultate”- ka thënë ministri.