Vrasjet e bujshme që tronditën Lushjen

601
Sigal

Vrasjet e rënda që tronditën Lushnjen nisën në tetor të vitit 2017 kur në mes të qytetit u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, në një atentat ku shenjester ishte Xhuljo Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Por pas një periudhe qetësie, viti 2019 rezultoi një vit që ktheu makthet e hakmarrjeve të vjetra në Lushnje.

Fillimisht u ekzekutua pranë shtëpisë së tij tregtari Besmir Hida, 42 vjecari që ishte daja i Zamir Latifit i vrarë në 2017.

Pas kësaj thuajse në të njëjtën mënyrë u vra edhe Enver Borici ish krahu i djathtë i Aldo Bares.

Borici u gjet i ekzektuar në lokalin e tij brenda mureve të shtëpisë.

Asnjë nga ngjarjet e 2019 nuk është zbardhur dhe asnjë autor nuk është arrestuar.

2019 u mbyll pastaj me një sulm ndaj kryetarit të bashkisë nga ish shoferi i tij brenda në zyrë, por edhe në këtë rast policia e Lushnjes nuk mundi dot të reagojë me shpejtësi për të kapur Gezim Saracin.