Vrasje për gjakmarrje e 34-vjeçarit në Mirditë?! Dyshime se para ekzekutimit u mor peng

570
Sigal

Policia ka shoqëruar disa persona ne lidhje me vrasjen e Eri (ose Anton) Zefit ditën e djeshme në Zall Xhuxhë të Mirditës. Sipas burimeve, 34-vjeçari Zefi është ekzekutuar në po atë vend ku dhe u gjet, disa orë para se të gjendej rastësisht nga një banor i zonës. Po ashtu, hetuesit mendojnë se ai mund të jetë marrë peng dhe më pas të jetë vrarë.

Eri Zefi, që njihej dhe me emrin Anton Zefi, ishte i regjistruar në Adriatik të Kurbinit, por jetonte në Durrës me bashkëshorten dhe fëmijën e tij të mitur.

Ka dyshime të forta se ai ëhstë vrarë për gjakmarrje, pasi vëllai i tij, Ndue Zefi ka vrarë në Durrës, 45-vjeçarin Martin Ndreca, në lokal, pas një sherri të nisur për shkaqe banale. Pas vrasjes, Ndue Zefi u dorëzua vetë në Polici. Kjo vrasje ndodhi në muajin shkurt 2019 në Durrës.

Por, sipas burimeve, familja Ndreca nuk e ka falur vrasësin dhe është hakmarrë sipas zakonit mbi të afërmit e tij e pikërisht, mbi vëllanë 34-vjeçar.