Vrasja në Mallakastër, arrestohen 3 autorët e dyshuar

674
Tre persona janë vënë në pranga si të dyshuar për vrasjen e ndodhur natën e 29 qershorit në Mallakastër. Të arrestuarit janë vëllezërit Gentian Pashaj dhe Artur Pashaj. Ata u ndaluan rreth mesnatës së kaluar në qytetin e Sarandës. Krahas tyre është ndaluar edhe Gerti Çaushaj nga fshati Gadurovë i Mallakastrës. 
Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e ndodhur në fshatin Ninësh të Mallakastrës, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën rëndë dy të tjerë. Mësohet se vëllezërit Pashaj janë nga fshati Bejar, fshat shumë pranë vendit ku ndodhi krimi. Nga ngjarja e ndodhur para pak ditësh në fshatin Ninësh të komunës Fratar në Mallakastër humbi jetën 23 vjeçari Alfons Dautaj, ndërsa të plagosur mbetën Mariglen Luari 24 vjeç nga Patos Fshati dhe Riza Fejzo 22 vjeç, që të dy jashtë rrezikut për jetën. 
Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa viktima dhe dy të plagosurit po ruanin parcelat me lëndë narkotike e cila dyshohet se ka qënë edhe baza e konfliktit që çoi në sulmin me armë zjarri ndaj tyre. 
Sigal