Ballina Aktualitet Vrasja në Elbasan,‘tarzani’ shqiptar bos i rrjetit të kokainës

Vrasja në Elbasan,‘tarzani’ shqiptar bos i rrjetit të kokainës

500
Sigal

E  vranë  me të shtëna arme zjarri brenda Range Roverit të zi, përmes të cilit po udhëtonte brenda qytetit  të tij, Elbasan, në qendër të Shqipërisë. Endrit Alibej, 34 vjeç, nuk pati shpëtim. Së bashku me të, në pritën  e disa ditëve më parë,  u vranë  edhe dy miq  të tij, të cilët ndodheshin në bordin e  së njëjtës makinë luksoze. Kështu nis artikulli i gazetës italiane, “La Stampa”  që i referohet vrasjes së trefishtë që tronditi Elbasanin, mbrëmjen e 29 dhjetorit.

Një vrasje e trefishtë në të cilën policia shqiptare po heton. Mediat lokale shkruajnë për “sulmet mafioze”, duke e cilësuar Endritin si objektiv të vrasësve. Një larje hesapesh e mundshme mes klaneve rivale. Rasti lidhet edhe me prokurorinë e Astit sepse Alibej në vitin 2013 ishte në qendër të një hetimi maksimal nga ana e karabinierëve të koordinuar nga prokurori publik Maria Vittoria Chiavazza për trafikimin e kokainës midis Holandës dhe zonës së Asti.

I quajtur Tarzan

Ekstradimi

Për Alibejn, procedura e ekstradimit ishte gati të fillonte. “Ne kurrë nuk e kemi parë apo dëgjuar atë. Për ne kjo ishte një procedurë e mbyllur “, është shprehur avokati i Torinos, Guido Anetrini, i cili e kishte mbrojtur atë në emër të familjes së tij. Ndërkohë, Endriti ishte kthyer në vendin ku gjithçka  nisi, në Elbasan, ku gëzonte lirisht pasurinë e akumuluar.

Dikush donte që ai të paguante. Atë që ai bëri për  të merituar vdekjen do të duhet të zbulojnë prokuroria shqiptare dhe, ndoshta, edhe e ajo Astiganit.