Sigal

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka dhënë masën “arrest me burg 30 ditë” për Ervis Martinajn dhe Eljon Haton, të cilët mbetën të plagosur pas përplasjes me armë në një lokal në ish Bllok, ku një person mbeti i vrarë.

Avokati i biznesmenit të plagosur si pasojë e përplasjes me armë ka thënë se klienti i tij, Ervis Martinaj nuk është përfshirë në konflikt dhe kërkesa e prokurorisë për ‘arrest me burg’ është e papërshtatshme.

Mirash Mirashi, tha se klienti i tij ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën dhe sherri nuk ka qenë mes këtyre të dyve, por ndërmjet Fabiol Gaxhës dhe komandos Merviol Bilo.

“Nuk ka të dhëna se Martinaj kishte konflikte. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabjan Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal. Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s’ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando.”

Mbrëmjen e të enjtes Ervis Martinaj mbeti i plagosur gjatë përplasjes më armë të në ish Bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha dhe i plagosur shoku i tij Eljon Hato.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Në lidhje me ngjarjen dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti,  pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal. Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim.

I arrestuar për këtë ngjarje: Galdo Hoti

Të plagosur dhe në masë arresti 30 ditor: Ervis Martinaj dhe Eljon Hate.

Në kërkim: Ervin Mata (I dashuri i Elvana Gjatës), Fabio Allushi dhe Mevjol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës).