Vrasja në Bllok/ Apeli vendos kundër “Arrestit me burg” për Ervis Martinajn

200

Gjykata e Apelit Tiranë ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurisë “garanci pasurore” për Ervis Martinajn.

Prokurori Dritan Peka, ka kërkuar ndryshimin e masës “garanci pasurore”, me masën e sigurisë “Arrest në burg”, por treshja gjykuese e përbërë nga Flutura Skënderi relatore dhe Gramoz Levanaj e Artur Gaxha, e ka vlerësuar të drejtë masën e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Martinaj u arrestua pas masakrës në ish-Bllok, ku pas një përplasje me armë, mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, edhe vetë Martinaj.