Vrasja horror në Vlorë, xhaxhai i viktimës sulmon policinë: Po fshehin të vërtetën…

663
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mëngjesin e së shtunës, ku një konflikt mes kushërinjve përfundoi me masakrimin e 37- vjeçarit në sy të djalit të mitur.
Krimi horror ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës, ku viktimë ka mbetur Arben Veshaj. 37-vjeçari, i cili merrej me bagëti, mëngjesin e së shtunës ishte duke shkuar te stani i tij bashkë me djalin 7 vjeç.
Pranë stanit të Veshajt ndodhet dhe stani i kushëririt të tij, Dilaver Veshaj. Ndërsa Arben Veshaj po kalonte në afërsi të pronës së kushëririt bashkë me djalin e tij, i janë sulur qentë. Ai i ka qëlluar me gurë për t’i zmbrapsur, por vetëm pak çaste më pas kushëriri i tij, 40-vjeçari Dilaver Veshaj, pa asnjë paralajmërim, ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar katër herë në drejtim të tij. Pasi nuk ka mundur dot ta vrasë me plumba, autori i është sulur dhe me sëpatë duke e goditur shumë herë në kokë dhe për pasojë e ka lënë të vdekur në vend.
E gjithë ngjarja është parë nga djali i Arben Veshajt, vetëm 7 vjeç, i cili po shoqëronte babain e tij për në stan. Fëmija i mitur më pas ka vrapuar drejt shtëpisë së tij i tmerruar, duke lajmëruar familjarët për atë që kishte ndodhur. Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar Policinë. Pak minuta pas mbërritjes së forcave të Policisë në vendin e ngjarjes, autori është prangosur vetëm 500 me tra larg vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër gëzhojat si dhe së- pata. Burime nga Policia, konfirmojnë se pista kryesore në të cilën po hetohet mbetet ajo e ndonjë konflikti pronësie. Por gjithashtu nuk përjashtohet që gjithçka të ketë ndodhur nga një grindje e çastit. Pavarësisht kësaj, burimet thonë se, në bazë të dëshmive të siguruara, autori dhe viktima kishin pasur një konflikt mes tyre për një vijë uji që kalonte mes staneve të tyre, që ka sjellë dhe ndonjë verbale mes tyre.
jo mbetet dhe pista kryesore ku po përqendrohen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Zyrtarisht nga Policia e Vlorës thuhet se, nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se viktima, Arben Veshaj dhe autori Dilaver Veshaj para vrasjes janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas 40-vjeçari ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), kushëririn e tij, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Gjithsesi, do të jenë hetimet e mëtejshme ato që do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes. Vetë 40-vjeçari, gjatë prangosjes dhe shoqërimit për në Komisariatin e Policisë në Vlorë, është vërejtur në një gjendje të rënduar psikologjike.
“E QELLOVA, DONTE TE ME VRISTE”
Autori i krimit, Dilaver Veshaj, gjatë marrjes në pyetje për shkakun e masakrimit të kushëririt të tij, ka deklaruar se e ka bërë për t’i paraprirë vrasjes së tij nga Arbeni. “E vrava, sepse donte të më vriste”, është shprehur 40-vjeçari. Burime nga grupi hetimor kanë saktësuar se vetëm kjo ishte ajo çfarë ka deklaruar për ngjarjen, duke mos qenë në gjendje të flasë më shumë
Xhaxhai i viktimës: S’kishin konflikt, Policia të mos fshehë të vërtetën
Sotir Veshaj është xhaxhai i viktimës Arben Veshaj, 37-vjeçarit që u vra nga kushëriri i tij. 61- vjeçari Veshaj tregon momentet e para të ngjarjes, ndërsa shprehet se nuk kishte dijeni për ndonjë konflikt mes tyre. Çfarë lidhje keni me viktimën? Jam xhaxhai i viktimës, Arben Veshaj. Jemi në një moment shumë të vështirë, tani pas ngjarjes, pasi nuk arrij dot ta kuptoj se përse ndodhi dhe përse e kreu këtë akt. Kur e morët vesh ngjarjen? Kush ju lajmëroi? Ishte djali i Arbenit që na lajmëroi.
Djali erdhi në shtëpi i tronditur, pasi ndodhej bashkë me të atin si ditë pushimi, duke e shoqëruar drejt stanit. Vetëm 7 vjeç dhe ka parë tmerr me sy. Dridhej i tëri dhe mezi fliste, ishte në gjendje të rënduar dhe mjaft i tronditur. Një fëmijë 7-vjeçar, që sheh të atin t’i vritet para syve. Shumë e rëndë. Më pas lajmëruan Policinë dhe ata e arrestuan. Si ka ndodhur ngjarja? Po Arbeni ishte duke kaluar pranë stanit, kur i janë sulur qentë. Ky ka marrë një gur për t’i trembur. Në atë kohë, Dilaveri ka dalë, duke qëlluar fillimisht me pistoletë dhe pastaj e ka masakruar me së- patë. Çfarë lidhje kishin me njëri-tjetrin? Po janë kushërinj të dytë. Nuk kishin pasur ndonjëherë probleme me njëri-tjetrin, të paktën ne s’dimë gjë. Ndonjë grindje e vogël ndoshta, por asnjëherë të mendohej se do të shkonte deri këtu. Ndaj edhe them që nuk e kuptoj përse ndodhi. Cili është apeli juaj, pas asaj që ndodhi? Vetëm drejtësi, asgjë më shumë. Policia dhe drejtësia të zbulojë të vërtetën, pasi edhe ne kërkojmë ta dimë, përse ka ndodhur. Me familjen tjetër jemi të afërm, ndaj nuk di të them si ndihen ata, por padyshim të tronditur. Gjithsesi, të veprojë drejtësia. Dhe Policia ta japë të saktë informacionin, sepse thanë vetëm me së- patë, por ai u qëllua fillimisht me pistoletë dhe pastaj u masakrua dhe me sëpatë.
Sigal