Vrasja e punonjësit të karburantit në Sarandë, lihet në burg autori

508
Sigal

Burg
autorit të dyshuar për vrasjen e punonjësit të karburantit në Sarandë, Artan
Hoxha. Mësohet se vendimi është dhënë sot nga Gjykata e qytetit bregdetar për
Arqile Kocin, 27 vjeç.

Gjyqtari Alltun Çela caktoi masën e
sigurisë ‘Arrest me burg pa afat’ për Koçin, ndaj të cilit rëndojnë akuzat
‘Vjedhje me pasojë vdekjen’ dhe ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës
mes të shtunës dhe të dielës, në orën 4 të mëngjesit në një pikë karburanti në
Qafë-Gjashtë. Sipas të dhënave policore, autori me një motor të kuq dhe
skafandër në kokë ka qëlluar me armë mbi 44-vjeçarin Hoxha dhe më pas ka
grabitur 60 mijë lekë të reja. Blutë e Sarandë pohuan se 27-vjeçari është
përdorues i lëndëve narkotike.