Vrasja e ‘Nardit të bujtinave’, kapen 3 bashkëpunëtorët e autorit

612
Sigal

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre bashkëpunëtorë të autorit, të cilët dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Ferdinad Polisë apo siç njihej ndryshe si “Nardi i Bujtinave”, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në Shkodër.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit:
Gilberto Toma, 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Bashkia Shkodër.
Kleandro. Toma., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.
Alfred Martini, 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. S., 27 vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij. 
Gjatë veprimeve hetimore është bërë e mundur edhe sekuestrimi i automjetit, i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorit dhe largimin bashkë me ekzekutorin.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.
Biznesmeni Polia u qëllua me armë brenda biznesit të vet, në bujtinën Polia, në zonën turistike të Thethit. I njohur për të gjithë si “Nardi i bujtinave”, 35-vjeçari mbeti i plagosur me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar, të cilët krejt papritur i shkuan në biznesin e tij dhe i kërkuan me ngulm t’u riparonte një defekt në mjetin e tyre tip “Benz”.
Polia është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka gjetur 20 gëzhoja plumbash në vendngjarje dhe një motor të djegur tek Ura e Mesit në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen.
Ferdinand Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij.