Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, Arta Marku merr përsipër çështjen

741
Sigal

Pak ditë pas intervistës me deklarata dhe akuza te forta ndaj prokurorit te ceshtjes, së babait të Marvit, Pavllo Mihalit, me angazhimin e kryeprokurores Arta Marku, u plotësua kërkesa e tij për ndryshimin e prokurorit te çështjes qe kishte në hetim vrasesit e te birit.

Ndërkohë Panorama mëson se prokurori i ti Gjergj Tako riformuloi akuzen “per vrasje ne bashkepunim” dhe jo “moskallezim krimi”.

Sakaq, Gjykata e Tiranes sot ka ndryshuar akuzat per tre personat qe u arrestuan e me pas u lane te lire, ne gjyqin per vrasjen e te riut Marvi Mihali, per nje karikues telefoni.

Ne nje prononcim per mediat, i ati i Marvit, Pavllo Mihali ka deklaruar: “Presim të vendoset drejtësia plotësisht”.

Marvi Mihali u vra më thikë në korrik të vitit 2017, edhe pse konflikti i lindur nuk kishte lidhje fare me të.

Më 11 maj, Gjykata e Tiranës la te lire tre prej te akuzuarve qe ishin arrestuar pas krimit, konkretisht, te Eugen Bitrajt, Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Lirimi i tre prej të akuzuarve solli edhe reagimin e ashpër të nënës së Marvi Mihalit nëpërmjet rrjeteve sociale. Nderkohe qe i ati, shpertheu ne akuza te fora ndaj prokurorit, per lirimin e vrasesve te te birit, duke bere edhe nje padi.