Dy ditë pas vrasjes se Jurgen Kurtit policia shpall në kërkim Ervis Arapin, djalin e picierit të vrarë në 2017. Familjarët e Agim Arapit akuzonin Jurgenin se ishte përfshirë në këtë krim.
Ndërkohë e ëma, Vjollca Arapi e quajti skandal dhe mohoi që familjarët e saj të kenë lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e 18 marsit në Tiranë.
Ndërkohe burime policore shpjegojnë se akoma nuk ka prova qe ta implikojnë direket në këtë krim.
Ervis Arapi jeton prej disa mujash në Itali.
Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë është kryer në momentin që ishte duke u kthyer në banesë pasi kishte dalë nga palestra, ndërsa autorët e kanë ndjekur nga kjo rrugë deri tek shkallët e pallatit, ku më pas kanë qëlluar me breshëri automatiku.
Kurti është goditur nga 3 plumba të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja.
Autorët e maskuar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë Mercedez Benz ngjyrë gri. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë ndërsa mësohet se nuk kanë ndihmuar shumë për zbardhjen e ngjarjes. Pista kryesore të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes. Viktima ishte i dyshuar për vrasjen e Agim Arapit në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.