“Vrasja e Indrit Çelaj ndodhi nga pakujdesia”, Gjykata e Tiranës lë në burg Griseldo Kusin

493
Sigal

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Griseldo Kusin, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondisionerit, Indrit Çelaj.

Ai ka pretenduar se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

Kusi u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, dy ditë më parë, ndërkohë vazhdon të jetë në kërkim vëllai i tij Alban Kusi.

Burime të policisë bënë me dije se si pasojë e kontrolleve të kryera në mënyrë të vazhdueshme në vendet e dyshuara në fshatrat, në banesat e të afërmve, shtetasi Griseldo Kusi është paraqitur me avokatin e tij në drejtorinë e policisë.

Ai ka deklaruar se vetëdorëzohet për tu përballur me drejtësinë në lidhje me autorësinë e ngjarjes së ndodhur në 22 gusht ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Indrit Çelaj.

Në kërkim është shpallur edhe Albano Kusi, vëllai tjetër i Griseldos. Ndërsa gjatë muajve të fundit policia ka kryer dhjetëra kontrolle banesash me qëllim kapjen e tyre.

Tekniku i kondicionerëve, Indrit Çelaj u vra me armë zjarri mesditën e 22 gushtit pasi u konfliktua me vëllezërit Kusi. Shkak i debatit ishte montimi i një kondicioneri që viktima kishte kryer në vilën e familjes Kusi në Tiranë.