Sigal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së grekut sot në Bularat të Gjirokastrës duke iu përgjigjur Athinës zyrtare që e cilësoi të papranueshme humbjen e një jete. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se 35-vjeçari ishte ekstremist.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, shkruan Edi Rama.

Konstantinos Kacifas u ekzekutua nga RENEA sot pasdite në Bularat, pasi nuk iu bind urdhrit për tú dorëzuar. Ai kishte hyrë në Shqipëri në datë 2 tetor, ndërsa kishte vendosur disa flamuj grek në fshatin e Gjirokastrës në kuadër të festës greke