Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat, zbardhet skema

561
Dëshmitë e marra nga të paktën dy “të penduar” deri tani, por edhe provat e mbledhura me kujdes në vendin e ngjarjes në Lazarat, sugjerojnë se autori i vrasjes së policit është mes tre emrave: Alban Aliko, Arbjon Aliko dhe Bajram Boçi, shkruan Gazeta Panorama. Ndonëse ende nuk dihet se cili ka qenë personi që ka shtënë plumbin që goditi në ballë Ibrahim Bashën, 31 vjeç, sipas dëshmive të marra nga Prokuroria, këta të tre kanë qenë personat e vetëm që po qëllonin me armë në momentin kur humbi jetën oficeri i RENEA-s brenda furgonit të Policisë, ku u plagosën edhe dy kolegë të tij. 
Sipas dëshmive që kanë dhënë për Prokurorinë deri tani shtetasit e arrestuar Xhuliano Malo dhe shtetasi Klodian Selimi, janë mësuar edhe armët me të cilat kanë qenë duke shtënë tre të dyshuarit. Konkretisht, mësohet se Alban Aliko ka qenë duke përdorur një armë zjarri “Kallashnikov”, ndërsa dy personat e tjerë, shtetasit Arbjon Aliko dhe Bajram Boçi, kanë pasur në duar atë natë dy armë të njëjta, pushkë të modifikuara me zgjatjen e tytës dhe me pajisjen e tyre me dylbi shënjestre, si ato që përdorin snajperët.
Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka zbardhur faktin se 11 të rinj ishin angazhuar prej muajsh në një plan për sulm me armë ndaj Policisë, me qëllim largimin e forcave të rendit nga Lazarati. Synimi i tyre ishte që të riniste mbjellja e hashashit pas tërheqjes së Policisë nga fshati. Natën e vrasjes së oficerit të RENEAs, grupi i zjarrit ishte ndarë në dy pjesë, i pari që do të tërhiqte vëmendjen e Policisë me anë të të shtënave në ajër, që ishte vendosur në zonën e Pularisë, ndërsa, grupi tjetër që ka shtënë direkt mbi Policinë, ka qenë i drejtuar nga Arbjon Aliko ishin vendosur në pozicione luftimi në zonën ku u vra Ibrahim Basha në distancë 25¬270 metra nga rruga ku kaloi furgoni i Policisë me efektivat e RENEA¬s. Sipas Prokurorisë, ka dyshime se dy plumba kanë prekur furgonin e forcave të Policisë, pasi kanë lënë vrima në pjesën e mbështetëses së kokës në sedijen e parë.
Sigal