Vrasja e dy turistëve, Meta: Akt barbar, autorët të vendosen para drejtësisë

57
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dënon me ashpërsi aktin barbar në të cilin humbën jetën në mënyrë brutale dy turistë çekë, te cilët kishin zgjedhur të vizitonin Shqipërinë dhe të shijonin mikpritjen dhe bukuritë e saj.
Meta në deklaratën e tij shpreh të gjithë solidaritetin familjeve të dy turistëve të vrarë dhe kërkon nga organet e zbatimit të ligjit të veprojnë me shpejtësi dhe vendosin përpara drejtësisë autorët e këtij akti barbar, i cili bie ndesh me traditat e mikpritjes, bujarisë dhe besës së krahinës së Dukagjinit dhe gjithë popullit shqiptar.
Meta thekson se akte të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit si një destinacion turistik dhe kërkon nga organet kompetente të marrin të gjitha masat që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.