Vrasja e Dritan Lamajt, Arben Frroku: Akuzat ndaj meje, sajesë

510
Sigal

TIRANE– Dy dëshmitarë okularë, rreth 70 persona të cilën do të merren në pyetje në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe pamjet e 80 kamerave të sigurisë të subjekteve të ndryshme u listuan nga Prokuroria si provat të cilat do të shërbejnë në gjykimin ndaj Arben Frrokut për të provuar vrasjen e ish-kryekomisar Dritan Lamajt shkurtin e vitit të kaluar.Lamaj u ekzekutua me breshëri automatiku mbrëmjen e 24 shkurtit vitin e shkuar, teksa po afrohej në banesën e tij duke parkuar automjetin tip “Lancia”. Hetimet e Prokurorisë nga ai moment u përqendruan mbi biznesmenin Frroku, për faktin se prej kohësh ky i fundit me Lamajn kishte dhe një konflikt të bërë edhe publik.Trupi gjykues pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda kryesuar nga Dritan Halluni vendosi të nisë shqyrtimin gjyqësor, ku i pandehur i drejtësisë është biznesmeni Arben Frroku, ndërsa vetë ky i fundit i pranishëm në seancë mohoi akuzën.Frroku deklaroi se ky është një proces i montuar dhe Prokuroria duhet të gjejë vrasësin e Lamajt dhe jo të mbajë atë në burg padrejtësisht.Për avokatët mbrojtës të Arben Frrokut, gjykata mund të nisë shqyrtimin gjyqësor, por duhet të vërë në dispozicion të mbrojtjes pamjet filmike, pamje nga të cilat Prokuroria pretendon se faktohet përfshirja e Frrokut në vrasjen e Lamajt.Të pranishëm në seancën gjyqësore të shumtë në numër ishin dhe familjarët e biznesmenit Frroku, mes tyre dhe vëllai i tij Mark Frroku aktualisht deputet në parlamentin shqiptar.