Vrasja e Dritan Haxhollit, Marsida Qatja largohet nga Shqipëria, merr dhe djalin e vogël me vete

543
Sigal

Personazhi kryesor i ngjarjes së ndodhur në Kavajë disa javë më parë, Marsida Qatja është larguar nga Shqipëria.

Vetë Marsida ka postuar një foto në rrjetet e saj sociale bashkë me një prej tre fëmijëve të saj. Me të miturin 2-vjeç, Marsida shkruan se është nisur për në Gjermani, aty ku i ndodhet edhe bashkëshorti, i cili po vuan dënimin e tij.

Krahas fotos, Marsida njofton se është nisur drejt aeroportit të Hiedelberg në Gjermani, ndërsa shkruan edhe: Mirupafshim!

Ndërkohë vetëm disa javë më parë, Gjykata e Kavajës pranoi kërkesën e prokurorisë, për t’i sekuestruar pasaportën Qatja, pasi ndaj saj kishin vendosur masën ‘detyrim paraqitjeje’.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja.

Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit.

30-vjeçarja ka deklaruar vetë se kishte marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra si shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës, Marsida Qatja.

Gjithashtu Qatja ka treguar se për trafikun ishte në dijeni edhe bashkëshorti, i cili nuk kishte asnjë dyshim për situatën e ndodhur në banesën e saj.