Vrasja e Bashës në Lazarat/Grupi hetimor kthehet për prova të reja

455
Grupi hetimor që po heton vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, krim i ndodhur pak javë më parë në Lazarat, do të mbledhë prova të tjera për të kompletuar dosjen.
Burime nga Prokuroria konfirmojnë se grupi hetimor do të kompletojë dosjen për zbardhjen e ngjarjes, ku nga persona tashmë të arrestuar u qëllua mbi automjetin e efektivëve të forcave speciale RENEA, ku humbi jetën efektivi Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij.
Nga burimet mësohet se grupi hetimor do të riverifikojë vendin e ngjarjes, nisur kjo edhe nga dëshmitë e mbledhura për zbardhjen e vrasjes.
Burimet bëjnë të ditur se përmes një aparati lazer do të tentohet të zbulohet vendi nga ku është qëlluar mbi automjetin me të cilin lëviznin forcat RENEA.
Efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha, i shpallur dëshmor i Atdheut, humbi jetën në 24 Qershor, kur forcat speciale u qëlluan pa paralajmërim në një pritë të organizuar.
Sigal