Vranë efektivin e RENEA në Lazarat, jepet dënimi për grupin e Arbion Alikos

693
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur burg për jetë për Arbion Alikon, i cili në qershor të vitit 2014 vrau efektivin e forcave RENEA, Ibrahim Bashën, në Lazarat.
Po ashtu, pjesë e vendimit të gjykatës, ishin edhe anëtarët e tjerë të grupit të Lazaratit, ku edhe Barjam Boçi, u dënuar me burgim të përjetshëm.
Ndërsa, Elvin Boçi u dënua me 35 vjet, Alban Aliko 20, Ruhan Hirja 15, Iliaz Xhaferraj 15, Dervish Gaba 15, Elson Kazma 18, Klodian Selimi 13, Xhulio Malo 10, Oltion Proko 9.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një ndërhyrje të Forcave RENEA, në Lazarat, ku në një moment nga personat e dënuar u qëlluar me armë, duke lënë të vdekur edhe Bashën.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje të këtij viti edhe dy prej efektivëve të RENEA-s, që kanë qenë në operacionin ku u vra edhe kolegu i tyre. Ata kanë shpjeguar me detaje sulmin me armë ndaj tyre
“Më 24 qershor 2015 ishim në Gjirokastër, rreth orës 05:00 të mëngjesit. Aty kemi marrë instruksione nga shefi i seksionit për një situatë problematike në fshatin Lazarat. Na u tha se ka pasur të shtëna me armë. Na dhanë edhe fotografitë e të dyshuarve dhe rreth orës 8:30 të asaj ditë jemi dislokuar në hyrjen e rrugës që të çon në fshat. Pasi kemi hyrë për patrullim në fshat, jemi urdhëruar pas 10 minutash nga eprori që t’i shkonim në ndihmë një grupi kolegësh, që kishin ndaluar një person me automjet dhe që dyshohej se ishte i armatosur.
Sapo jemi afruar në vendin e njohur si “Pularia”, kemi rënë pre e të shtënave. Nuk po e kuptonim nga vinin. Të shtënat vinin një e nga një. Po na qëllonin në mënyrë të kontrolluar. Unë vura re që u plagosa në shpatullën e djathtë. Më pas vura re se Ibrahim Basha kishte mbështetur kokën në supet e drejtuesit të furgonit, pra, ishte qëlluar. Pikërisht në ato momente, drejtuesi i mjetit ka rritur shpejtësinë për t’u pozicionuar në një vend më të mbrojtur. Të shtënat vazhdonin edhe pasi ishim plagosur. Pasi u ndal mjeti, zbritëm nga mjeti, duke u kërkuar ndihmë kolegëve tanë dhe duke i informuar se ishim qëlluar me armë”, kanë treguar ata.
Sigal