Votuesit për herë të parë/ Nikolla: Me rëndësi për të pasur në Shqipëri një votë të lirë

467
Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Ambasadën Zvicerane dhe Komisionin Qendror i Zgjedhjeve kanë zbatuar gjatë muajve të fundit, në shkollat e mesme të vendit, programin “Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë”, me qëllim informimin e rreth 140 mijë të rinjve që votojnë këtë vit për herë të parë.
E pranishme në ditën e fundit të programit ishte edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla e cila tha se ky program ka trajnuar 385 mësues në të gjithë territorin e vendit të cilët kanë zhvilluar dy orë informuese mësimi mbi demokracinë, sistemet zgjedhore dhe rëndësinë e votës, me rreth 35 mijë maturantë që ndodhen në bankat e shkollave.
“Është një mundësi e vyer që shkolla t’i qaset formimeve dhe shprehive që kanë të bëjnë me votimin për herë të parë, për të pasur në Shqipëri realisht një votë të lirë, të fshehtë dhe që ushtrohet në mënyrë të përgjegjshme dhe në liri të plotë”, tha Nikolla. Nëpërmjet ushtrimit synohet praktikimi i votuesve të rinj me procesin, por edhe informimi ityre mbi problemet e votimit familjar apo delegimit të votës, të cilat dëmtojnë standardet zgjedhore. Nxënësit nxiten gjithashtu që të transmetojnë këto mesazhe ndërgjegjësimi edhe tek familjarët e tyre.“Është shumë e rëndësishme që shkollën ta afrojmë me proceseve të tilla që edukojnë qytetarë të një demokracie evropiane”, tha Ministrja Nikolla.
Sigal