Sigal

Pasi grupet parlamentare të PD dhe LSI kërkuan që seanca e sotme e jashtezakonshme të shoqërohej me diskutime, kërkesë që nuk u miratua, deputetët e opozitës kanë nisur të largohen nga salla.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren, ndërsa ka nisur të flasë pa mikrofonin hapur.

Kryetari Ruci pasi votoi prezencen, Kuvendi nisi votimin e dekreteve te presidentit Meta.